DAVOS- Kryeministri Edi Rama nis sot një seri takimesh dhe aktivitetesh në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror 2025, i cili zhvillohet në Davos – Klosters, në Zvicër.
Me misionin “Ne bashkojmë qeverinë, bizneset dhe shoqërinë civile për të përmirësuar gjendjen e botës.” - këtë vit Forumi bën bashkë rreth 3000 liderë, nga mbi 130 vende, mes të cilëve, 350 liderë qeveritarë, duke përfshirë 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale.
Takimi i 55-të Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror mblidhet nën temën “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, me diskutime që fokusohen në pesë shtylla thelbësore, të ndërlidhura, me rëndësi të posaçme për një të ardhme të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të begatë.
Së bashku me liderë nga vende të tjera të botës, Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në disa tryeza të rrumbullakëta, si dhe panelist në sesione të ndryshme që synojnë të nxisin një frymë bashkëpunimi dhe optimizmi konstruktiv me objektivin e formësimit të Epokës Inteligjente të ardhshme, në një mënyrë më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Kryeministri gjithashtu do të takohet përgjatë 3 ditëve të Forumit me homologë, liderë të biznesit, drejtues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe personalitete të tjera pjesëmarrëse në Forum.
S.G/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
38.4%
-
Negativ
50%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 9006
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kos batuta me Ramën: Mezi pres të vij në Tiranë, i futem detit me not për të pasur marrëdhënie të mira me BE! Kryeministri: Ta bëjmë Brukselin të notojë (VIDEO)
16 Shkurt, 13:27
-
Rama kritika BE për zgjerimin: Po ecën ngadalë, ndani mendjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor! Zgjedhja e Trump, akti më bujar i Zotit kundrejt Europës
16 Shkurt, 11:57
-
Rama nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Nuk marrim refugjatë nga Palestina, të paktën jo gjatë qeverisjes sime
16 Shkurt, 09:43
-
Rama: Përforcimi i argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë, një ndërhyrje e rëndësishme në menaxhimin e ujërave
16 Shkurt, 08:35
-
‘Të njëjtat sulme bëjnë ndaj drejtësisë’, Basha: Rama dhe Berisha kanë të njëjtin hall, qytetarët do t'i ndëshkojnë me votë më 11 maj
15 Shkurt, 13:52
-
Fake News i Berishës/ Deklaratën e nënpresidentit të SHBA për BE e përdor për propagandën e vet
15 Shkurt, 10:42
-
Eduard Zaloshnja: Kur Berisha doli me epërsi ndaj Bashës në sondazhet e mia…
15 Shkurt, 10:24
-
'Aleanca e trekëndëshit kundër drejtësisë, Berisha çon militantët, Rama administratën', Basha: Qytetarët do t’i ndëshkojnë me votë më 11 maj
14 Shkurt, 17:18
-
Rama në Gjermani, merr pjesë në konferencën e Sigurisë në Mynih! Shqiptarja.com zbardh agjendën, takon 'mikun e shqiptarëve'
14 Shkurt, 16:40
-
Emetohet eurobondi 650 mln euro! Rama: Shqipërisë po i besojnë të gjithë! Në 11 maj bufi i kënetës me zvarranikë e amfibë do mbeten në vaki shembullore elektorale
14 Shkurt, 16:26
-
Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Zelensky pas takimit me Vance: Tani, një paqe e vërtetë dhe e garantuar! Do të flas me Putinin vetëm me një plan të përbashkët SHBA-BE
14 Shkurt, 16:18
-
Berisha e akuzoi, Rama i përgjigjet me ‘bufin e kënetës’: Plaçkitës folesh, rrezik për shpendët shtëpiakë dhe helmues! Jeton mes zvarranikëve e amfibëve, me ta shuan urinë
14 Shkurt, 13:37
Pse mer mbret nuk je ne Amerikë?
Përgjigju