Pak orë para seancës së jashtëzakonshme plenare që do të zhvillohet në orën 18:00, kryeministri Rama shkruan se sot do të nisë rruga e zbatimit të ligjit të Vettingut.
 
Referuar bojkotit të Kuvendit nga PD për ngritjen e komisioneve të Vettingut, kryeministri shprehet se mund ta bllokojnë përkohësisht po s'do ta pengojnë dot popullin të heqë qafe pengmarrësit e drejtësisë.
 
"Sot në Kuvend nis rruga e Vetingut! Mund ta bllokojnë përkohësisht po s'do ta pengojnë dot popullin të heqë qafe pengmarrësit e drejtësisë" shkruan Rama. 

Parlamenti do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të tentuar ngritjen e komisionit “ad hoc” për vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa opozita nuk do të marrë pjesë në seancë.
  
Të premten, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit(ONM) beri te ditur përfundimin e vlerësimit te kandidaturave për institucionet që do të kryejnë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.
 
Nga 84 kandidaturat e përzgjedhura nga Avokati i Popullit që përmbushnin kriteret formale, ONM dha vlerësim pozitiv për 67 prej tyre.

dy.b/shqiptarja.com