Rama sqaron incidentin tek
mbledhja e KKT, ja e vërteta

Rama sqaron incidentin tek<br />mbledhja e KKT, ja e vërteta
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar përmes një statusi të tijin në Facebook, incidentin e ndodhur gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit ku teksa po prezatohej projekti për Arenën Kombëtare, disa gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nuk u lejuan nga Garda e Republikës që të merrnin pjesë në aktivitet.

Garda nuk lejoi futjen në sallë të analistit Fatos Lubonja dhe Gjergj Bojaxhiut dhe disa pjesëtarë të shoqërisë civile. Ndërkohë gazetarët Ylli Rakipi dhe Andi Bushati të cilët mësohet se ishin të ftuar, nuk pranuan të hyjnë  duke u sensibilizuar me të paftuarit.

Rama shpjegon në statusin e tij se mbledhja e KKT nuk ishte një degjesë publike, në të cilën mund të futesh pa ftesa. Dy prej gazetarëve, shpjegon Rama ishin të ftuar, por nuk pranonin te hynin ne aktivitet pa "shoket" qe kishin marre me vete!

"E verteta e thjeshte eshte se dy prej tyre qe ishin te ftuar, nuk pranonin te hynin ne aktivitet pa "shoket" qe kishin marre me vete! Aktiviteti nuk ishte nje degjese publike (KKT me ligj eshte nje organ kolegjial, ku te ftuarit nuk e kane ne asnje rast te drejten e fjales), po nje mbledhje e hapur e Keshillit Kombetar te Territorit, ne menyre publiku te mund te njihej ne detaje me projektin e Arenes Kombetare - permes medias se pranishme natyrisht po edhe permes disa perfaqesuesve te ftuar te grupeve te interesit."

Sipas Ramës, askush s'ka të drejtë të pengojë punën e institucioneve apo të hyj i paftuar në një aktivitet qeveritar.

"Une nuk di te kete ndonje njeri apo grup njerezish te quajtur shoqeri civile, qe kane te drejten te pengojne fizikisht punen e institucioneve apo te hyjne te paftuar (ose te perdorin nje ftese nominale, per te hyre me nje çete nga pas), ne nje aktivitet te organizuar nga nje institucion. Nuk di as te kete ndonje gazetar ne boten e lire, qe gezon te drejten apo akoma me keq, e kerkon forcerisht te drejten per t'u futur, i paftuar, ne nje takim apo aktivitet qeveritar." shkruan Rama.

Ajo ç'ka ndodhi sipas kryeministrit ishte një teatër nga ata që e quajnë veten shoqëri civile.

"Jam shume i keqardhur qe njerez qe i thone vetes shoqeri civile, apo qe shkruajne e komentojne neper media, sot kane luajtur teater ne dyert e Keshillit Kombetar te Territorit, dhe kane vene kujen sikur u shkelen ne ndonje te drejte," thotë Rama duke shtuar se në sallë kishte mbështetës dhe kundërshtarë të projektit të Arenës Kombëtare.

"Nderkohe ne salle ishin te ftuar mbeshtetes dhe kundershtare te projektit, me idene dashamirese qe veçanerisht keta te fundit, te mund te debatonin pas pjeses zyrtare, me arkitektet e stadiumit. Keshtu edhe ndodhi ne fakt me ata kundershtues te projektit qe erdhen normalisht, degjuan normalisht, folen cfare deshen normalisht. Ashtu sikunder, krejt normalisht, te tjeret nuk u lejuan te hyjne. Kaq eshte e gjitha," përfundon ai.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025