Rama sqaron konfliktin: Trualli matanë murit rrethues do i jepet privatit, në këmbin të një teatri të ri

Rama sqaron konfliktin: Trualli matanë murit rrethues do i jepet privatit, në këmbin të një teatri të ri

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sqaron situatën e krijuar lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Rama thotë se asnjë centimetër e teatrit nuk do të preket nga pivati, teksa sqaron se pjesa që do t'i jepet privatit në këmbim të një teatri të ri është pjesa përtej murit rrethues.  Rama sjell edhe pamjet e kësaj zone të e cila duket se ka degraduar për shkak të gjendjes së mjeruar në të cilët ndodhet duke ironizuar akuzat opozitare të artistëve të cilët e quajnë vlerë arkeologjike.

"Eshtë folur e stërfolur, shpifur e stërshpifur, akuzuar e stërakuzuar, për truallin e teatrit që do “kafshohet” nga privati! Në fakt ASNJË CM2 e truallit të teatrit nuk do të preket nga asnjë privat dhe mbi të do të ndërtohet VETËM TEATRI I RI KOMBËTAR! 
Ndërsa po, është e vërtetë që matanë murit rrethues të teatrit ekzistues, ka një truall në pronë të bashkisë që do t’i jepet privatit, NË KËMBIM TË TEATRIT TË RI që privati do të ndërtojë me kapitalin e tij, pa asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit! Dhe trualli në fjalë është ky që do të shikoni në këtë video. 
Shikojeni dhe më thoni: 
A është ky truall një vlerë arkeologjike, historike, kombëtare apo kulturore, që po e humbet Shqipëria me këtë partneritet Publik-Privat për Teatrin e Ri Kombëtar? Dhe nëse jo, a nuk i’a vlen që në këmbim të këtij trualli, i cili do t’i bashkëngjitet pronave private përreth, Shqipëria të përfitojë një Teatër të Ri Kombëtar të denjë për Shqipërinë që duam? 
Shikim të mbarë"
, shkruan Rama krah videos.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • editorial: 01/08/2019 15:13

    Po pse nuk vendoset te ndertohet nje teater e ri e modern duke ruajtur identitetin e te parit?!!.... Te jene te dy te ngjashem si dy pika uji, por me ndryshimin, se i riu patjeter qe do te jete me i forte, me funksional, me modern e me i bukur e i rehatshem. Teknologjia dhe materialet e ndertimit te viteve te fundit japin mundesi te medha e te pafund. Me hapesira te brendeshme funksionale e komode, me struktura te forta e moderne e me shume prakticitet, por me te njejten linje kompozicioni e arkitekture, do te kenaqte dhe kerkesat historike e nostalgjike (artistet dhe populli kane shume te drtejte per kete), edhe ata qe duan te rene, por edhe per aresyet e amortizimit te te vjetrit dhe problemeve qe sjell kjo dhe kerkesave ne rritje te kohrave moderne. Te gjendet nje rruge e mesme ('E Mesmja e Arte’) dhe te kenaqen te dyja palet, dhe me kryesorja eshte: Te Behet Me e Mira, qe eshte patjeter dhe llogjikisht VETEM KJO RRUGE E MENYRE.

    Përgjigju
  • Ani: 01/08/2019 08:48

    Hahaha ti je nona e mashtrimin ligesire

    Përgjigju
  • Adhamudhi: 01/08/2019 06:01

    Po pra, kre te teren me shpetu njanen.

    Përgjigju
  • Altini: 01/08/2019 01:16

    Ku eshte shendetisia falas ore kusur i pangopur?? Ia bere nenen me ato aleshverishet e tua. Vazhdo genje e kur te mbushet kupa mallkimi i popullit te te zej ty e familjen tende.

    Përgjigju
  • MAKS VELO: 31/07/2019 23:32

    TE KJO DHOMA KETU ME DERE HEKURI DO TE FUSIM MOR QEN KRYEMINISTER PO E PREKE TEATRIN,,,,TEATRI DO KTHEHET NE VARRIN TEND EDI RAMA ,,,MBAJI MEND KETO FJALE,,HAJDUT I QELBUR JE TI ,,,NJESOJ SI SALIU ME BANDEN E TIJ,,..//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite