Rama: Studenti i sotëm, klient
Dija, pengesë e sistemit arsimo
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në vijimësi të aktivitete nën moton “Rilindje” foli sot për studentët dhe të ardhmen e kësaj gjenerate, duke akuzuar në të njëjtën kohë qeverinë si të vetmen shkaktare që e ka lënë rininë në mëshirë të fatit.
TIRANE – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në vijimësi të aktiviteteve nën moton “Rilindje” foli sot për studentët dhe të ardhmen e kësaj gjenerate, duke akuzuar në të njëjtën kohë qeverinë si të vetmen shkaktare që e ka lënë rininë në mëshirë të fatit. Rama akuzoi gjithashtu qeverinë, se për të mos u përballur me papunësinë e të rinjve pas shkollës së mesme, ka shqyer dyert e universiteteve duke shtyrë problemin për disa vjet por pa e zgjidhur atë.
“Nëse një sërë problemesh do të mbeten të pazgjidhura për gjeneratën time, ky nuk do të jetë një problem jetik për ne dhe as do të ndikojë shumë seriozisht në atë çka ne na mbetet për të bërë për këtë vend. Ajo çka do të le mangët sot për gjenratën tuaj do të ndikojë pafundësisht shumë për secilin nga ju e për Shqipërinë e nesërme. Pa u mbërpushur detyrimet e gjeneratës së sotme, për gjeneratën tuaj s’ka të ardhme. Ju keni nevojë për vendin, dhe ne kemi nevojë për ju për ta bërë këtë vend, ku të mësosh anglisht dhe të kesh një mësuses anglishtjeje mos të jetë një ëndërr por të jetë realitet i gjithsekujt, qoftë në fshatin më të humbur të Shqipërisë”, -u shpreh Rama nga ambientet e jashtme të selisë rozë.
Rama tha se student i sotëm është kthyer në klient, i cili paguan në këmbim të diplomës që merr.
“Sot ju jeni të vetëdijshëm se investimet e prindërve shqiptarë nuk kthehen në një diplomë e cila të materializojë një vlerë reale në tregun e punës. Deformimi i rëndë i sistemit universitar ka krijuar kushtet ku rëndom studenti është klient dhe përkundër asaj që paguan merr diplomën.”, tha kryesocialisti.
Kryesocialisti u shpreh se rinia e sotme pengohet nga kostoja e përgjithshme e sistemit të shkollës, ndaj theksoi ai, gjeneratës së re u duhet siguruar aksesi në një system librash sin ë Evropë. Rama tha se të rinjtë duhet të jenë të lirë për të zgjedhur atë çka duan të lexojnë dhe jo t’i imponohen libra vetëm të fahri Balliut.
“Unë kam pasur një gjysh shumë të dhënë mbas librave dhe në vitet ’30 ndërtoi një bibliotekë shtëpiake ky gjendej çdo koleksion dhe kjo më dha mundësinë që në kohën e librave të ndaluar të mund të njihesha me autorët, të dëgjoja zërin e tyre, të mendoja duke i lexuar ata. Libri atë kohë ishte miku më i vyer, por edhe sot duhet të mbetet i tillë. Dhe të gjithë ata të rinj që s’kanë mundësi të blejnë libra i lejnë ata të shkëputur nga kjo botë, jo sepse nuk duan. Cdo vajzë dhe djalë duhet të ketë mundësinë të ketë akses në bibliotekë, qoftë në Tiranë apo edhe në periferi. Me zgjedhje të lirë dhe jo kur i drejtohet bibliotekës së shkollës të marrë libra vetëm të Fahri Balliut.”, theksoi kreu i PS-së gjatë një takimi me studentë të organizuar nga Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar.
Rama premtoi se socialistët do t’i rikthejnë mësuesit dhe pedagogut autoritetin e humbur, ndërsa u kërkoi të rinjve që të bëhen pjesë e programit të PS-së me idetë e tyre. Por programi në letër nuk ka vlerë nëse nuk beson në të, u tha Rama të rinjve socialistë, nga të cilët kërkoi që të kthehen në zëdhënës të tij vizioni.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56