Rama sulm drejtorisë së LSI: Para 
ligjit kush lëshoi patenta pa krite

Rama sulm drejtorisë së LSI: Para <br />ligjit kush lëshoi patenta pa krite
Gjatë fjalës përpara anëtarëve të Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama ka sulmuar ish-drejtorët e LSI-së. Kreu i qeverisë akuzoi drejtpërdrejt për korrupsion dhe shkelje të rënda të ligjit drejtoritë që ka pasur kjo forcë politike si ajo e Shërbimeve të Transportit Rrugor e cilësuar nga Rama si zullumi i madh. Rama paralajmëroi çuarjen përpara ligjit të titullarëve që sipas tij kanë lëshuar patenta në shkelje me ligjin. “Në këto 100 ditë do fillojë një betejë pakompromis për zullumet në Shërbimin e Transportit Rrugor në Republikën e Shqipërisë duke bërë një reformë dhe çliruar Ministrinë nga barra për të dhënë licenca dhe autorizime dhe duke çuar përpara përgjegjësisë ata që çuan Shërbimin e Transportit në një nga zullumet më të mëdha. Ata të cilët kanë dhënë qindra e mijëra patenta jashtë çdo lloj kriteri, janë pajisur me armë njerëz që mund të kthehen në vrasës për shkak të se nuk janë në gjendjet ë drejtojnë mjetin brenda të gjitha standardeve", u shpreh Rama.  

Gjithashtu, kreu i qeverisë paralajmëroi vazhdimin e aksionit për lirimin e akseve kombëtare nga ndërtimet pa leje. "Fillon dhe nuk mbaron fundi i kaosit dhe pisllëkut në rrugët kombëtare të vendit me pastrimit që sapo ka nisur. Është thjeshtë e vetëm sinjali i qartë që rrugët kombëtare janë rrugë që njerëzit dhe mallrat të lëvizin të sigurt dhe jo sheh për të bërë përshesh merr leje abuzive dhe hap në në atë rrugës lloj-lloj zhvillimesh. Brenda katër viteve të ardhshme transformojmë akset kombëtare në rrugë kombëtare evropiane. Do t’i kthejmë ato në rrugë me standarde evropiane. Kjo do bëhet e mundur falë programit 1 miliardë dollar për ndërtim i cili fillon me Rrugën e Arbrit brenda pak javësh finalizohet edhe kontrata e do vijojë me një sërë aksesh të tjera", tha më tej kryeministri.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!