Rama: Sulmi në Paris edhe ndaj
Shqipërisë, 3 lapsat janë solidaritet

Rama: Sulmi në Paris edhe ndaj<br />Shqipërisë, 3 lapsat janë solidaritet
PARIS - Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për televizionin francez “France 24” ka deklaruar se sulmi terrorist që u bë më 7 janar në Paris, ku u vranë 17 persona nuk ishte sulm vetëm ndaj Francës por edhe ndaj Shqipërisë dhe Europës në tërësi. Sipas Kreut të qeverise shqiptare duhet më shumë koordinim në terma të sigurisë, këshillimit dhe informacionit .

Rama duke folur në gjuhën frënge ka deklaruar se i është bashkuar “Marshimit të Bardhë” sepse kjo që ka ndodhur në Paris i ka prekur të gjithë njerëzit e rruzullit tokësor.

Ai gjithashtu është shprehur se në Paris nuk e ka ndjerë veten si i huaj por sikur të ishte në shtëpinë e tij. Sipas Ramës, në botën demokratike duhet vlerësuar liria fetare si dhe ka deklaruar se sulmi që u bë në Paris nuk ka lidhje me fenë islame.

"Këtu, Islami është pjesë e jetës, dhe kur them këtu them në Europën demokratike, në Europën e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë. Pra me kë do ta bëjmë luftën ? Kundër kujt, kundër vetes ? Nëse shkojmë në këtë drejtim, do të bëjmë ekzaktësisht atë që terroristët duam që në të bëjmë. Në këto kushte natyrisht që duhet shumë më shumë koordinim në terma të sigurisë, në terma këshillimi dhe informacioni edhe gjithë komponentëve të tjerë. Por duhet një Europë më e fortë, duhet më shumë Europë, jo më pak Europë. Aludimi për t’u tërhequr nga projekti i madh europian dhe mbyllja e kufirit tek shtëpia e secilit, është të vetëvritesh, është fundi, jo i Europës, por është fundi i jetës së përbashkët në botën demokratike që ne njohim. Dhe është e pabesueshme që pikërisht në Francë mund të kemi këtë burim kaq pjellor të ndarjes dhe urrejtjes, që mund të vrasë edhe njerëz. Në Francë, në vendin që është zgjedhur për një arsye shumë të qartë, sepse të sulmosh Francën, s’do të thotë të sulmosh një vend dosido, do të thotë të sulmosh vlerat që Franca mëshiron për ne. Në Francë mund të shkojmë kah urrejtjes dhe luftës, mbylljes dhe gjithë çfarë këto sjellin. Kjo do të thotë të tradhtosh shumëçka Europa është sot. Është tradhti ndaj vetë historisë sonë." tha Rama

Moderatorja e televizionit e ka pyetur kryeministrin shqiptar edhe për tre lapsat në xhepin e tij me ngjyrat e flamurit francez. Rama ka shpjeguar se para se të jetë politikan është artist dhe këto lapsa i ka vendosur në shenjë solidariteti me popullin francez.

"Po, më erdhi e natyrshme t’i vija sot kur u nisëm. Kam lapsa gjithnjë mbi tavolinën time në zyrën kryeministrore se më pëlqen të jem kah arti, jo ekonomistësh dhe jo aq politikanësh. Dhe i mora këto lapsa për të treguar solidaritet, sepse po e përsëris që ne e ndjemë këtë sulm si sulm ndaj nesh si shqiptarë. Dhe në rrugë sot, në marshim isha shumë i emocionuar dhe nuk ndihesha në pozitat e një të huaji që i vjen keq kur sheh vuajtjet e të tjerëve, por ishte edhe një vuajtje e pastër imja. Është vuajtja e një Europe që rrezikon të humbet, rrezikon të vdesë, është vuajtja e shpresës, ndaj duhet më shumë shpresë dhe jo më pak shpresë. Duhet më shumë tolerancë dhe jo më pak tolerancë." u shpreh ai

Nga ana e tij edhe presidenti francez Francoi Hollande, ka përgëzuar kryeministri shqiptar për përzgjedhjen e simbolit të 3 lapsave si shenjë solidariteti. Është prestigjiozja “Le Monde” e cila përmes një postimi në Tëitter, ka bërë të ditur vlerësimin e Hollande, për zgjedhjen e tre lapsave, gjatë takimit mes tyre në Pallatin Elysse.

“Është e bukur ajo që ju keni në xhepin tuaj ", tha Holland në kryeministri shqiptar, Edi Rama, në Pallatin Elize” shkruan “Le Monde”
 
Kryeministri Rama ishte në marshimin e unitetit sot në Paris së bashku me 4 krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri. Ky gjest i tyre të gjithë së bashku është pritur me ovacione dhe duartrokitje nga të pranishmit në marshim.

edi rama
edi rama

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!