Rama sulmon deputetët e PS:
E keni hallin vetëm te lista
Kryetari socialist ka mbledhur në Fier krerët e bashkive të të gjithë vendit që janë përfaqësues të PS. Buxheti, përgatitja për zgjedhjet e ardhshme dhe verifikimi i listave të zgjedhësve kanë qënë në qendër të diskutimit.
FIER - Kreu i PS Edi Rama ka mbledhur dje në qytetin e Fierit të gjithë kryetarët e bashkive të vendit, që drejtohen nga përfaqësues socialistë. Në këtë takim ku kanë qënë dhe kreu i Asamblesë Kombëtare të PD, Ruçi, sekretari i organizimit Klosi, sekretari për pushtetin vendor Fino, është diskutuar buxheti për pushtetin vendor për vitin 2013, dhe keqqshpërndarja e bërë nga qeveria Berisha.
Kreu i Bashkisë së Elbasanit Sejdini, i Korçës Peleshi dhe i Durrësit Dako kanë shprehur rezerva për buxhetin e ri, duke e cilësuar shpërndarjen nga Berisha në funksion të fushatës elektorale. Kreu i PS Rama, përpos akuzave ndaj qeverisë Berisha për penalizimin e pushtetit vendor të drejtuar nga socialistët, "tehun" e përqëndrimit e ka pasur te zgjedhjet 2013. Rama është përqëndruar në dy pika të rëndësishme, atë të takimit derë më derë të grupeve shoqërore nga ana e deputetëve të PS si dhe të pastrimit të listave nga dublikimet. "Censusi" i PS që ka të bëjë me regjistrimin fizik të të gjithë votuesve në lista të veçanta, sipas banesave derë më derë në të gjithë vendin për të parë në vend se kush ka ikur jashtë vendit apo në zona të tjera, pra regjistrimi fizik për t'i ballafaquar me listat e gjendjes civile, ka qënë elementi bazë i diskutuar dje në mbledhje. Burime brenda takimit bëjnë me dije se kreu i PS ka qënë i ashpër ndaj deputetëve të PS, që sipas tij, në vend që të shkojnë në bazë e të takohen me qytetarët, kanë filluar takimit me organizatat e PS, pasi kanë hallin e kandidimit. Rama mësohet të ketë thënë se "fushata e zgjedhjeve ka filluar dhe listat, shtabet elektorale, nevoja e angazhimit të kryetarëve bashkiakë në fushatë për përballjen me interesat e popullit, janë elementë të rëndësishëm për garantimin e fitores më 2013".
Kreu i PS mësohet të ketë thënë se "Deputetët po tentojnë takime me organizatat e PS. Po çfarë pune kanë ata me bazën e PS. Të takojnë popullin e grupet shoqërore. Kanë hallin e listave për kandidatë për deputetë për të qënë pjesë e tyre me sa duket". Ruçi e Klosi s'kanë folur, ndërsa Fino ka kërkuar një organizim të fortë për përballimin me sukses të zgjedhjeve.
(Shkrimi u publikua sot ne gazetën Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.7%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21