Rama sulmon kryebashkiaken e
LSI në Prrenjas: Punësoi fisin

Rama sulmon kryebashkiaken e<br />LSI në Prrenjas: Punësoi fisin
PRRENJAS- Kryeministri Edi Rama zhvilloi mesditën e kësaj të diele, një miting elektoral në Prrenjas, me mbështetës të PS.

Kreu i qeverisë s'kurseu nga akuzat kretaren e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira, përfaqësuese e LSI-së, se pavarësisht se e ka mbështetur dhe i ka dhënë fonde, investimet kanë munguar dhe fondet nuk kanë shkuar aty ku duhet.

Po sipas Ramës, kryebashkiakja e LSI ka punësuar të gjithë fisin tij në Bashki.

“Kryetarit të Bashkisë këtu që vitin e kaluar i kam dhënë fonde për të bërë hyrjen e rrugës, për një hyrje normale, plus një fond për Bulevardin e Qendrën, por jam i keqardhur që nuk shoh asgjë dhe duhet të bëjë dhe këtë”, tha Rama.

Kryeministri vijoi duke lexuar mesazhet që i kanë dërguar qytetarët të cilët denoncojnë nepotizimin e kryebashkiakes. 

"Më kanë ardhur mesazhe nga e gjithë Shqipëria por po lexoj disa nga të punësuarit e bashkisë:

Specialisti i emergjencave, djali i xhajës së kryetares të bashkisë; Inspektor, kushërira e kryetares së bashkisë; Hidraulik, kunati i kryetares; shofer, djali motrës se kryetares. Kunata punë në bashki, administratori i bashkisë, djali i tezes",
tha Rama.



Vettingu, Rama: Nis një epokë e re
Rama foli gjithashtu edhe për procesin e Vettingut ku tha se kjo është një epokë e re për Shqipërinë dhe se do t'i japë fund marrëdhënies mes politikanëve dhe gjykatësve. 

"Dje, procesi i ngritjes së gjykatave të vettingut përfundoi. Nga dje, për vendin nisi një epokë e re. Orët e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar janë të numëruara”, tha Rama.

“Pse nuk është dënuar asnjë politikan në Shqipëri? E dëgjoj shpesh si pyetje. Pallati i Drejtësisë ka qenë i pushtuar nga gjykatës e prokurorë të korruptuar, që u zgjodhën nga politikanët për të mos u prekur. Pse drejtësia e re do të funksionojë ndryshe dhe nuk do të jetë e njëjta gjë? Sepse ata që do të dalin të pastër nga filtri i vettingut, ata do të jenë në Pallatin e Drejtësisë, pa i pasur borxh asnjë politikani sepse do të jenë aty falë meritës së tyre, integritetit të tyre dhe profesionalitetit të tyre”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset