Kryeministri Edi Rama është i vendosur që Partia Socialiste të fitojë 6 bashkitë në zgjedhjet e pjeshshme që do të mbahen më 6 mars. Kryeministri Edi Ram bëri ironi dhe sulmoi PD-në e Bashës, dhe PD-në e Berishës, duke vendosur theksin tek përçarja e tyre se nuk dinë se kujt populli po i drejtohen. Madje kryeministri Edi Rama, paralajmëroi shpalljen 'non grata' edhe të presidentit Meta, pasi e cilësoi atë si një lider edhe 'grata' edhe 'non grata'.
‘Të gjithë kundër të gjithëve për të provuar forcat mes të gjithëve. Dy parti Demokratike, njëra më e madhe se tjetra dhe një tjetër parti me e madhe se të dyja bashkë! 3 lider njëri grata, tjetri non grata, i treti të dyja bashkë edhe grata edhe non grata. 3 popuj pas tyre, populli i 11 dhjetorit, i 18 dhjetorit dhe i 2 marsit, ky treti i vërteti që merr jetë mes të parit dhe të dytit. Kjo është oferta për demokratët dhe për të gjithë ato që e quajnë veten pjesë të këtyre tre popujve, ndërkohë që populli është i qartë për çfarë sheh. Në emër të këtyre tre popujve do të thirren 6 fushata. Rraqe-rraqe kiko sa gishta janë këtu. Teksa rraqet do të hidhen mbi njëra-tjetrën, duke i kthyer 6 bashki në rraqe ne duhet të shikojmë punën tonë derë më derë nëpër të gjitha lagjet e këtyre bashkive.’- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet e 6 marsit/ Rama u jep porositë deputetëve: S'ka mitingje, por punë kokë më kokë me njerëzit! Opozita me 12-18 kandidatë do luftojë për mbijetesë të Bashës e Berishës
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?
-
PO
84.8%
-
JO
11.9%
-
NUK E DI
3.3%
Vota total: 4734
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Tre paradokset e atyre që shqetësohen nga fjalimi i Edi Ramës
24 Qershor, 20:05
-
'Copëz parajse në Jon', Rama publikon videon nga ishulli i Sarandës: Ujë i kristaltë e rërë e bardhë
24 Qershor, 19:50
-
Ylli Pata: Furtuna verbale Sofje-Tiranë me fund të lumtur! Po kush e prishi gojën ndaj Perëndimit?!
24 Qershor, 18:21
-
Berisha ‘harron’ bashkimin e PD: Opozitën e drejtoj me Metën
24 Qershor, 16:33
-
Frrok Çupi: Mirë se po bëjnë vetëvrasje, por pse marrin të tjerë me vete?
24 Qershor, 16:19
-
Investigimi/ Përsëritet rasti Bllako, vëllai i Kryemadhit mori 360 mln lekë te koncesionari i kolaudimit të makinave që monitorohej nga Meta! Nuk shkoi fare në punë?
24 Qershor, 15:54
-
Artistja Hueyda El Saied nderohet me titullin 'Mjeshtër i Madh', ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë
24 Qershor, 13:46
-
Rama zbardh fjalimin që mbajti dje në samitin e Brukselit: Në Shqipëri, të gjithë i besojnë Europës! Mos lini që ky besim të bjerret pa kthim
24 Qershor, 12:53
-
Vilat e ‘bllokmenëve’ të rinj në Lalz dhe trauma e rinisë për pasurim të shpejtë
24 Qershor, 12:34
-
18 vepra arti në hapësirat publike, qeveria fond 200 mln lekë! Afati për aplikim deri më 7 gusht! Rama: Institucionet të blejnë punët e artistëve
24 Qershor, 11:51
-
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kundërmojnë aq shumë, saqë edhe një si Rama nuk i pranon..
24 Qershor, 11:22
-
Samiti i BE-së, Berisha: Rama dëshmoi se është rreshtuar me Ballkanin e Putinit, ishte si vasal i Vuçiç
24 Qershor, 11:17