TIRANË – Për të gjithë ata punonjës të administratës, që iu është imponuar votimi për Partinë Demokratike dhe fotografimi i votës me celular, PS-ka ka nxjerrë një udhëzim, të cilin e publikon vetë kryetari I PS-së, Edi Rama. Ai shkruan:
“Fotografoje votën për PD-në për t’ia treguar shefit. Ti vetë voto i lirë! Mos u ndje i kërcënuar! Mund t'ia hedhësh provës së fotografimit të votës me këtë manovër. Dil nga situata e kërcënimit: fotografo ose kopjo këtë foto imazh në telefon dhe bëj shënimin tënd siç ta kërkojnë. Është 2013 – viti i ndryshimit! Kështu mund t’i shpëtoni shantazhimit dhe diktimit të votës. Fitoje lirinë tënde!”, - përfundon Rama.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com