Rama: Të vendosur për zgjidhjen e
problemit të pronave

Rama: Të vendosur për zgjidhjen e<br />problemit të pronave
TIRANE- Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit ditën e djeshme, se qeveria do të zgjidhë problemin e pronës në Shqipëri, çështje që sipas tij ka më shumë se 20 vjet që nuk gjen zgjidhje.
Kreu i mazhorancës ka akuzuar opozitën aktuale se për 20 vite me radhë ka mbajtur peng me anë të premtimeve pronarët dhe ka kërkuar mirëkuptim për afatin kohor një vjeçar për realizimin e një procesi kaq të rëndësishëm. “Pronarët pritën 20 vite të realizojnë përmes jush marrjen e pronës dhe ju jo vetëm që nuk e realizuat, por nuk morët përsipër ta fusni as në rrugën e zgjidhjes, gjë që ne po e bëjmë përmes një reforme që kërkon 1 vit kohë dhe është në harmoni të plotë me Gjykatën e Strasburgut, që ka kërkuar hedhjen dixhitale të të dhënave hartografike për pronën”,u shpreh kryeministri.

Kryeministri ka akuzuar opozitën për braktisjen e gjyqeve dhe privilegjimit që i ka bërë sipas tij, pronarëve të sajuar të dalë nga barku i qeverisë së shkuar, në kurriz të pronarëve të vërtetë. “Kemi trashëguar një arkivë me numra protokolli pa letra brenda, apo ku letrat e njërit pronar ishin në dosjet e pronarit tjetër, ku dokumentet e zhdukura janë në sasira të frikshme nga dosjet e administruara për të cilat, pronarët vetëm gjatë kësaj periudhe janë vënë në dijeni”, -tha Rama.

Kryeministri kujtoi edhe historinë e një pronari që teksa kërkonte pronën e tij në gjykatë,iu tha se prona e tij ishte e vështirë të identifikohej pasi qëllonte në mes të vrimës së një harte që ishte vjetëruar nga vitet. Deputeti socialist, Pandeli Majko, e ka quajtur turp kombëtar marrëdhënien me pronën në Shqipëri. Ish-kryeministri e ka cilësuar shtyrjen e afatit të AKKP-së me 1 vit si shumë të rëndësishëm dhe u shpreh se e drejta e pronës në vend është në kufijtë e një hajdutërie kolektive, me cilësinë e krimit të organizuar.

Edhe zv/ministri i Drejtësisë Idlir Peçi, në një prononcim për mediat ka sqaruar se në përfundim të afatit të përcaktuar nga Strasburgu për çështjen e pronave, do të kërkohet shtyrja e tij me 1 vit, me qëllim që të krijohet një proces transparent dhe çështja e pronave të marrë zgjidhje. Mazhoranca në fund ka votuar me 71 vota ndryshimet që parashikohen në ligjin “Për kthimin dhe kompesimin e pronave”.

Shkrimi u publikua sot,9 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com) 


 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç