TIRANE - PS ka organizuar sot pasdite në njesinë nr.7 të Tiranës, "Këndin e fjalës", për të dëgjuar problemet e banorëve. Kryesocialisti u kërkoi atyre "ta dyfishojmë votën, që rezultati të bëhet i pamanipulueshëm. Të marrim me vete një të afërt,një mik, një shok, për ta blinduar votën. Se 10 vota, Saliu mund t'i vjedhë, por dhjetra mijërave, nuk ka ç'u bën. Arsye për të shkuar në votim ka shumë, por duhet kuptuar se kur e keqja sundon një vend,nuk është fajti I njerëzve të këqinj, por i njerëzve që rrinë në shtëpi dhe nuk votojnë për t'i larguar".
Banorët e kanë pyetur Ramën edhe sesi e gjykonte atë veprim që ndodhi sot në Këshillin Bashkiak, me mbylljen e derës. "Mbyllja e derës është shëmbëlltyra e konceptit që këta kanë për shtetin. Sali Berisha mund të dojë të ndërrojë bravën edhe më 23 qershor, por nuk ka problem, bravën e re do t’ia japim me vete ta ketë kujtim. Edhe me Kushtetutën dhe ligjet këta sillen njësoj si më bravën e Këshillit Bashkiak. E hapin dhe e mbyllin kur ju intereson"- tha Rama.
Kryesocialisti u kërkoi sot, simpatizantëve të tij "ta dyfishojmë votën, që rezultati të bëhet i paminipulueshëm. Të marrim me vete një të afërt,një mik, një shok, për ta blinduar votën. Se 10 vota, Saliu mund t'i vjedhë, por dhjetra mijërave, nuk ka ç'u bën. Arsye për të shkuar në votim ka shumë, por duhet kuptuar se kur e keqja sundon një vend,nuk është fajti I njerëzve të këqinj, por i njerëzve që rrinë në shtëpi dhe nuk votojnë për t'i larguar".
ÇFARE ME PREMTONI PER TE NDRYSHUAR NE KETO SPITALE TE KORRUPTUARA?
Një banore i është drejtuar Ramës me pyetjen direkt: Çfarë më premton për këto spitale të korruptuara, ku nuk më operonin tim shoq për katër muaj e më kërkonit ta çoja në spitale private?
"Shëndetësia është një plagë e kalbëzuar dhe histori të tilla janë të pafundme", - tha Rama.-"Kur nuk ka punë, nuk ka as sigurime dhe çdo vizitë bëhet me lekë në dorë. Tarifat janë pesëfishuar. Në Shqipëri harxhohen rreth 800 milionë USD në vit, shpenzim i përgjithshëm. Vetëm 7% dalin nga skema e sigurimeve shëndetësore. 66% dalin nga xhepi i shqiptarëve, drejtpërdrejtë.
Ne themi të kundërtën: për ne kujdesi shëndetësor nuk është mall. Është një e mirë publike që duhet të afrohet sipas nevojë për këdo, në punë a të papunë, në është nga qyteti apo nga fshati. Ned o ta ndryshojmë këtë system mbi sigurimet dhe do afrojmë shërbimin fals. Këta thonë që shëndetësia kushton, ne e dimë këtë. problemi është kush do ta paguajë? Njerezit apo shoqëria përmes shtetit, duke qenës shteti ai që paguan njesoj për të gjithë.Saliu thotë se kjo është komuniste, por kjo është komuniste sa ç'është në Britaninë e Madhe e gjetkë".
SI DO TË ZGJIDHET PUNËSIMI I TË SAPODIPLOMUARVE?
Kësaj pyetjeje, Rama iu përgjigj: "Ajo që po ndodh me universitetet është pabesia më e madhe që Qeveria u ka bërë të rinjve dhe prindërve. Duke mos mundur të përballojë papunësinë rinore, qeveria u thotë të rinjve: Shkoni në universitet dhe për këtë ka hapur taracet e bodrumet e ka lejuzra kaq shumë universitete private, që të rinjtë duke shkuar atje të kenë disa vite qetësi për punë dhe qevëria të ketë disa vite qetësi se të rinjtë nuk I kërkojnë punë. Kjo është një rënie e përgjigthshme e punësimit dhe e ekonomisë së familjeve, që janë munduar e kanë shpenzuar vite të tjera për fëmijët që me diplomë rrinë radhë për t’u bërë kamarierë.
Të rinjtë sot kanë vetëm një dalje pas shkollës së mesme: Ose papunësinë, ose universitetit. Kurse ata që mendojmë ne, do kenë rrugë: atë të kualifikimit profesional, përveç universitetit. Ne kemi sot numrin më të madh të juristëve për km katror në botë, kurse teknikë nuk gjen askund, zanatet kanë humbur, Ndërkohë që ekonomia e të gjithë vendeve të zhvilluara tregon se ato janë një elemen jashtëzakonisht themelor për punësim e rritje ekonomike.
Ne jemi angazhuar që mandatit e ardhshëm të krijojmë kushte për 300 mijë vende pune, sikurse jemi angazhuar për një projekt që do të rrisë punëismit përmes përfshirjes në punë të atyre që jetojnë me ndihmë ekonomike dhe bashkëpunimit me kompanitë për të hapur vende pune me mbështetjen e shtetit".
TAKSEN 20% TEK FATURA E ENERGJISE, DO TA BEJME 6% DHE SECILI TE PAGUAJE DRITAT E VETA
Si do bëjmë për faturat e dritave, 180 mijë lekë më kanë ardhur për një muaj.Jemi dy pensionistë. Se kur shkova atje, ai Dollapi më nxori policinë, -tha një pensionist.
"Ah, policët i nxori Dollapi nga dollapi", - tha Rama. -" Ajo faturë ka disa probleme, se aty kërkohen para edhe për ata që nuk paguajnë. Se ne kemi parimin që kush ndez një poç, do ta paguajë vetë që të paguajnë të tërë të vetën. Aty brenda asaj fature ka edhe një taksë të fshehur, që është 20% dhe 20% I merr Saliu, për rrugët.Ato rrugët që nuk I gjeni ku janë. Pra, ne do vendosim parimin të paguajnë të gjithë kurse taksën e fshehur do ta bëjmë 6%. Dhe e treta, duke u disiplinuar gjithë ky system furnizimi dhe shpërblimi përkundër furnizimit, besoj se do rritet edhe vetëdija e pagesës".
Më pas, një invalid, ndërsa e pyeti kryesocialistin për pagesat e invalidëve, e falenderoi që ia dha fjalën edhe një njeriu me ngjyrë. Kryesocialisti iu përgjigj se ne jemi krenarë që kemi aleate një parti të njerëzve si ju dhe që jeni kaq të respektuar.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com