Rama:Ta flakim tepsinë e pushtetit
në lumin e llumit të historisë

Rama:Ta flakim tepsinë e pushtetit<br />në lumin e llumit të historisë
Në vijim të turit elektoral kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është ndalur në Maliq në Korçës.
 
Kreu i Qeverisë kërkoi ndihmën e demokratëve dhe të socialistëve që me votën e tyre të flakin tepsinë e pushtetit në lumin e llumit të historisë, sepse kjo është mënyra e vetme si mund të bëhet shtet.
 
“Më ndihmoni që t’u përfaqësoj me gjithë fuqinë tuaj. Ta ndajmë njëherë e mire historinë e këtij vendi nga e shkuara e politikanëve që e kanë mendjen vetëm te tepsia e pushtetit. Nuk them të marrë PS më shumë vota që të marrë të gjithë tepsinë për vete, unë them që me votat e demokratëve dhe socialistëve ta marrim atë tepsi dhe ta flakim në lumin e llumit të historisë dhe ta bëjmë me dinjitet shtetin”, tha Rama.

Gjatë takimit me simpatizantë të Partisë Socialiste në Maliq, ndër të tjera Rama tha se vetëm 44 muaj më parë filloi lufta kundër plagëve çerekshekullore të varfërisë dhe korrupsionit.

"Keni çerekshekulli që i dëgjoni në çdo fushatë të gjithë. Të gjithë gjithmonë përsërisin të njëjtën gjë: Do ulim taksat në tokë do ngremë shpenzimet për ju në qiell. Me këto dy premtime kanë çerekshekulli që marrin vota, por nuk tregojnë dot pse nuk e rritën dot ekonominë dhe flasin sot varfëria dhe korrupsioni lind 44 muaj më parë, ndërkohë që 44 muaj më parë ka filluar lufta kundër tyre.
 
Ne bëmë një shtet ku rregullat vlejnë njësoj për të gjithë dhe ku të gjithë marrin atë që u takon. Ka vetëm, një mënyrë për të rritur ekonominë dhe kjo mënyrë është ajo që kemi zgjedhur 4 vjet më parë për të bërë shtet, dhe kjo mënyrë është ajo që duhet të vendosë me 25 qershor a do të vazhdojmë të ndërtojmë shtëpinë e shtetit shqiptar mbi themelet që kemi hedhur apo do mbetemi në duart e atyre që çerekshekulli nuk ndërtuan dot një themel të shtetit shqiptar”, u shpreh kryeministri.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset