Rama: Tahiri të provojë që
s’ka lidhje me kriminelët

Rama: Tahiri të provojë që<br />s’ka lidhje me kriminelët<br>
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së Prokurorisë drejtuar Kuvendit për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, pasi mbi të rëndojnë dy akuza, ajo e trafikut të drogës dhe e korrupsionit.

Rama kërkon që ish-ministri dhe deputeti i PS të provojë deri në fund që nuk ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Në “facebook”, i pari i qeverisë shkruan se këtë dëshiron ta mësojë nga drita e së vërtetës, e cila sipas tij, nuk e ka as qeveria, as ai vetë dhe as partia.

"Kur them dua një vend me drejtësi kuptoj vetëm drejtësi! Kur them dua të vërtetën nga drejtësia s’e bëj si ata që veç janë tallur dhe tallen me drejtësinë prej 27 vjetësh rresht! E besoj këtë fjalë megjithë mend dhe luftoj për kuptimin e plotë të kësaj fjale, megjithë zemër. Drejtësi për të gjithë dhe drejtësi mbi këdo.

Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund", shkruan Rama.

rama fb

(Postimi i Edi Ramës në Facebook)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)