Rama takim me fermerët në Mollas: Shifrat flasin për sukses, të rinjtë po kthehen dhe kërkesat do ju plotësohen! Me bashkitë duhet 'ortakëri' për bashkëpunim

ERSEKË- Fermerët janë në rrugën e suksesit, por duhet edhe ortakëria me bashkitë.’ Ky ishte konkluzioni i kreut të qeverisë në një vizitë në Mollas të Ersekës në takimin me fermerët. Së bashku me ministren e Bujqësisë Krifa kreu i qeverisë zhvilloi këtë të hënë një bashkëbisedim me fermerët dhe blegtorët për të folur “troç” për plotësimin e kërkesave të tyre. Kryeministri Edi Rama i dha edhe një herë përgjigje akuzave se politikat e qeverisë po largojnë të rinjtë nga vendi. Kundër-shembull për këtë, sipas Ramës, janë të rinjtë që zgjedhin të kthehen në fshat për të investuar, ashtu sikurse tha ai, ka ndodhur edhe në rrethinat e Ersekës.

Kreu i socialistëve theksoi se për të patur një rritje të ekonomisë e cila po ndihmohet edhe nga prodhimi i fermerëve, konkretisht i mollëve në Ersekë duhet edhe një bashkëpunim më i frytshëm mes fermerëve dhe bashkive.

‘Bashkëbisedim me fermerët, blegtorët e njerëzit e punës, mbi investimet që kemi bërë dhe vëmendjen e rritur ndaj tyre përmes skemave mbështetëse, të dedikuara enkas për reduktimin e kostove të prodhimit, rritjen e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë rurale.’- shkroi Rama.

Ministrja Krifca u shpreh se krahasuar me vitin e kaluar ka pasur një rritje të konsiderueshme. Krifca theksoi se për të pasur një efiçencë nevojitet një dialog me fermerët. 

'Punëtorët nuk lënë as një rrip toke pa punuar. Është zonë që punohet. Ne po ecim në një reformë inspektimesh për të pasur parasysh sesi do të evolojë ekonomia dhe sesa do ndihmojmë ne. Sepse çmimet janë rritur për shkak të luftës në Ukrainë. Është rritur karburanti etj. Pra kemi nevojë për një dialog që ne t’u themi hapur, troç se çfarë duhet.

Në fakt gjatë këtij viti i cili ka qenë problematik për bujqësinë ne jemi përgjigjur me disa masa që kanë ndihmuar. Vetëm për Kolonjën kemi 800 fermerë që janë mbështetur.

Është rritur me 1.5% në krahasim me vitin e kaluar prodhimi. Ne kemi punuar dhe prodhuar më shumë këtë vit. Me eksportet jemi rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Objektivi është që të kemi rritje eksportesh deri në 1 miliardë dollarë.'- tha Krifca. 

Edhe kësaj here Rama adresoi ndaj mediave dezinformuese një mesazh, që sipas tij janë një pasqyrë e aleancës me partinë e rublave, pra atë demokratike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:37
Rama: Mediat që dezinformojnë bëjnë aleancë me partitë e rublave, nxjerrin deklarata banale pa pikë turpi

 

Edhe kësaj here nga Mollasi, Rama u shpreh se disa media janë financuar nga partitë e rublave, pra nga PD, siç e cilëson kreu i qeverisë. Rama u shpreh se disa media nxjerrin deklarata banale të cilat janë të pabaza.

'Influenca e drejtpërdrejtë ruse në Shqipëri. Kur ne e kemi ngritur problemin e financimeve ruse në PD na thanë janë shpifje, po dolën. Dhe ta dini që është vetëm maja e Ajsbergut. Ajo është një aleancë rublash të cilat u bëjnë pasqyrë disa media që bëjnë deklarata nga banalet. Ikën 700 mijë shqiptare dhe si fakt pa pikë turpi nxjerrin lejet e qëndrimit. Duke e ditur mirë që nuk përkojnë me vitet. Po, kujt t’ia thuash. Gjithsesi ju uroj suksese në punën tuaj.'- tha Rama.

Ora 13:22
Rama në Ersekë: Fermerët janë në rrugën e suksesit, ajo që duhet tani është ‘ortakëria’ e tyre me bashkitë!

 

Kryeministri Rama u shpreh se fermerët dhe ecuria e tyre është mjaft e suksesshme, e gjitha kjo është e dukshme nga shifrat. Nga Mollai i Ersekës ku shquhet për prodhimin e mollëve, Rama tha se qeveria është gjithnjë pranë tyre pasi pavarësisht punës së lodhshme, ajo do të shpërblehet. Kreu i qeverisë tha se puna e fermerëve do t’i bashkëngjitet edhe bashkëpunimi me bashkitë në mënyrë që kërkesat e tyre të plotësohen hap pas hapi.

'Realiteti me gjithë vështirësitë e veta me një karakter të trashëguar prej shumë e shumë viteve, është një realitet që ndryshon për mirë natyrisht. Atyre të cilëve si ju, i kushtohen dhe përpiqen dhe nuk dorëzohen përpara vështirësive të kësaj pune ua kthen gjithnjë e më mirë.

Këtu në këtë zonë ka një traditë por ka dhe një vazhdimësi rritjeje. Ashtu sikurse dhe sesi shifrat flasin, që puna juaj është e mundimshme por shpërblehen. Fakti që këtu janë shitur 80% të mollëve flet shumë. Flet për të ardhurat, por edhe për atë pjesë gjithnjë e më të vogël që t’i përshtatet logjikës së tregut. Tregut duhet t’i adaptohemi me kërkesat e tij. Është për të ardhur keq kur fermerët hedhin prodhimet e tyre. (...)

Është e rëndësishme që, pamjet e realitetit të jenë të plota për të kuptuar secili vendin e tij dhe për të kuptuar se ku është rruga e suksesit. Dhe sot, shumë fermerë janë në rrugën e suksesit. Fakti që ka një tendencë të re kthimi në fshat nga një numër i vogël të rinjsh por që po rritet hap pas hapi flet shumë për të ardhmen e jo shumë viteve larg. Normalisht që ka kushte që duhet të plotësohen e do të plotësohen hap pas hapi. Siç është kushti për të ruajtur rezervat frigoriferike. Bashkia duhet të shërbejë që të jetë dhe garant për punën e fermerëve, pra mes bashkisë dhe fermerëve të ketë një ortakëri.'- tha Rama. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fahsj: 31/10/2022 15:31

    Cfare suksesi mre pjeshke e mafjes? Ke ndonje pale syze te padukshme qe te dergojne ndonje mesazh me fishe ne brimen prapa dhe te tregojne sukseset e paarritura si suksese te arritura me 1000%? Ore derr, nga cili pavjon je arratisur sot? Mandatin e trete te Rames do merremi me deluzionet e tij. Dy te paret ishin me psikopatine e tij dhe kater copet ne nje te Likes. Salistan berishteri eshte ceshtje tjater fare. Lali zdromsi ja di dobesine ktij. Do e shikoje mire kur te ja hipi ay.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 31/10/2022 14:58

    Ha pershesh,ha!

    Përgjigju
  • Fredi: 31/10/2022 14:13

    Vetem nga ju behen takime cdo dite ne vende te ndryshme te Shqipwrise per te pare ecurine e tyre

    Përgjigju
  • vini: 31/10/2022 13:52

    mire do bej shuem mire ekonomia rritet nese kemi shume prodhim

    Përgjigju
  • jani: 31/10/2022 13:47

    Bisedime shume te mira dhe mjaft produktive per ecurine e ketij sektori sa me tej

    Përgjigju
  • ledjon: 31/10/2022 13:46

    bashkimi eshte perhere fuqi e shtuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?