Rama takim me Fischer, Austria
premton mbështetje drejt BE

Rama takim me Fischer, Austria<br />premton mbështetje drejt BE
VIENË - Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një vizitë në Austri, ku është takuar edhe me presidentin Heinz Fischer. Gjatë këtij takimi në Vjenë, Kryeministri Rama e falenderoi Presidentin Fischer për ndihmën e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë.

Kryeministri Rama e njohu Presidentin Austriak me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
 
Një tjetër moment i rëndësishëm i bisedës ishte edhe integrimi evropian i Shqipërisë, proces për të cilin Presidenti Fischer ofroi mbështetjen e Austrisë.
 
Duke folur për situatën në rajon, Kryeministri Rama theksoi se viti 2014 do të jetë i pari vit me një paqe të plotë në Ballkan. Ai nënvizoi se ky moment i ri për rajonin duhet shfrytëzuar për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes vendeve, si edhe për të përshpejtuar proceset integruese në BE.
 
Presidenti Fischer përgëzoi Kryeministrin Rama për punën e deritanishme dhe njoftoi vizitën e tij në Tiranë brenda vitit 2014. Edi Rama ndodhet në Vjenë për një vizitë njëditore, i shoqëruar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj. Ditën e sotme, Kryeministri Rama do të mbajë një fjalim edhe në Forumin Ekonomik të Vjenës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit