Rama takim me homologun belg
për negociatat me BE në Davos

Rama takim me homologun belg<br />për negociatat me BE në Davos<br /><br>
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Ditën e sotme, Rama u takua me kryeministrin belg Charles Michel, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kryeministri Rama nënvizoi vullnetin e qeverisë për të hapur negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërkohë që e njohu Kryeministrin belg me hapat e ndërmarra në përmbushje të prioriteteve kyçe e në veçanti me ecurinë e reformës në drejtësi dhe Vetting-un.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit në Kryeministri, Michel përgëzoi kreun e qeverisë shqiptare për arritjet dhe rezultatin në zgjedhje dhe ofroi mbështetjen e vendit të tij për aspiratën europiane të Shqipërisë.​

Punimet e samitit pritet të zgjasin deri në 26 janar. Në këtë event merr pjesë elita e administratorëve të kompanive më të rëndësishme në nivel global së bashku me politikanët më të fuqishëm botëror mes të cilëve Presidenti Amerikan Donald Trump, i cili ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane