Rama në Elbasan, kritika Bashës për mitingjet elektorale: Del gjoja me grumbullime spontane dhe rrezikon seriozisht jetën e qytetarëve (VIDEO)

Lulzim Basha me sjelljen e tij në këtë fushatë elektorale, me mitingje dhe grumbullime të militantëve pa respektuar masat anti COVID, po rrezikon jetën e njerëzve. Deklaratën e bëri sot nga Elbasani  Kryeministri Rama.  Teksa zhvilloi një takim prezantues me kandidatët për deputetë në këtë qark, ka kritikuar fushatën e kreut të PD-së, i cili së fundmi ka zhvilluar takime në turma njerëzish, megjithëse jemi në pandemi.

Rama theksoi se Basha po rrezikon në këtë formë jetën e qytetarëve, ndërkohë që shtoi se nuk mund të vaksinojmë intensivisht nga njëra anë, dhe nga ana tjetër të tallen duke abuzuar.

‘Ne po bëjmë detyrën tonë për të respektuar rregullat duke respektuar njerzit, duke rrespektuar të drejtën themelore të secilit për jetën dhe për shëndetin. Të tjerët po shfaqin një nga tiparet e tyre më të kqija, ky që po shfaqin është një tipar i politikës së rrugës dem babadem me gjoja grumbullime spontane tek vetura e Boratit i cili del mbi veturë dhe përshëndet dasmorët klitharalk me dy gishta e flamuj pa marrë aspak parasysh që kështu rrezikohet shëndeti i tyre e i familjarëve të tyre. Lufta me armikun e padukshëm është sfida e sfidave. Zmbrapsja e virusit është sfida e sfidave. Nuk mund të vaksinojmë intensivisht nga njëra anë dhe të tallemi nga ana tjetër. Është abuzive këtë nuk mund ta bëjë një forcë politike që ofrohet si alternativë qeverisëse, ky skuthllëk është tipar i karakterit të tyre politik dembabadem. Në do të gjemën mënyra për të angazhuar njerëzit me komunikimet tona por asnjëherë nuk do të biem pre e turmave. ‘- tha Rama.

Në aktivitetin e zhvilluar sot prezantuan programin për Elbasan dhe objektivat edhe Taulant Balla, drejtuesi politik i PS-së në Elbasan, si dhe Evis Kushi, kryesuesja  e listës se kandidatëve të mazhorancës në Qarkun Elbasan. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:36
Balla: Lista e ‘fallxhores’ fsheh persona që janë në kërkim nga drejtësia! Në Elbasan PS merr 9 mandate

 

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Elbasan Taulant Balla deklaroi nga Elbasani se ato do të fitojnë edhe mandatin e 9 në këtë qark. Po ashtu Balla theksoi se lista e LSI-së është si një thes ku janë fshehur persona që janë në kërkim nga drejtësia.

‘Dash Sula duhet të përfaqësojë në Kuvend Dumrenë, provokim dhe fyerje më të mëdha të asaj krahine nuk ka. PD e ka fshirë fare nga lista. Lista e fallxhores, ka një listë brenda së cilës janë fshehur persona që janë në kërkim nga drejtësia, dhe që kanë abuzuar me financat publike. Të vish në 2021 të dy listat edhe PD edhe LSI që nuk kanë asnjë lloj lidhje me Elbasanin është fyese. Detyra jonë është jo të arrijmë objektivin minimal, unë kam qenë i mendimit të isha i 9 pasi unë jam besim plotë  se ne do ta marrim mandatin e 9. Ka qenë një vendim unanim dhe është një shprehje kuptim plotë. Mandati i 9 i socialistë në Elbasan ne do ta fitojmë falë angazhimit tuaj dhe punës që është bërë. Vlera e investimeve për frymë në Elbasan nuk ka pësuar ndryshime pavarësisht pandemisë dhe tërmetit.’- tha Balla.

Ora 14:20
Rama ironi me kandidatin e PD-së në Elbasan: Dash Sula, pikën kulmore të karrierës ka kur doli si laraskë me pistoletë për të kapur arbitrin

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Elbasanit ka ironizuar kandidatit për deputet të Partisë Demokratike në Elbasan, Dash Sulën, për të cilin tha se kush nuk e mban mend është ai që si laraskë me armë u hodh për të kapur arbitrin në fushë.

‘Dash Sula është kthyer Dash Sula vetë Dash Sula! I cili në pikën më impresionuese të karrierës ke pasur në stadiumin e Peqinit. Për ato  që nuk lidhin emrin me figurën, është ai pamjet e të cilit bënë xhiro në media, ku doli si laraskë, se shqiponjë është fjalë e madhe, doli si laraskë me pistoletë për të kapur arbitrin. Me Dash Sulën fiton Shqipëri Shqipëria fiton me Dash Sulën.! Dash Sula është hata fare, Elbasanit në Aleksandër Xhuvanit i prezantohet Dash Shula. Ka qenë deputet në shekullin e kaluar dhe rikthehet si një huligan veteran. Kjo është Shqipëria që fiton me Dash Sulën. O zot, Dash Sula!’- tha Rama.

Ora 14:06
Rama: Deri ‘dje’, spitali i Elbasanit ishte si një paradhomë e botës tjetër

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Elbasanit ka deklaruar se janë bërë investime në fushën e shëndetësisë. Rama tha se deri drejt spitali i Elbasanit ishte një paradhomë për botën tjetër sa i përket  infrestukturës dhe lënies në mëshirë të fatit.

‘Është fakt transforimi i sektorit të shëndetësisë spitali i Elbasanit ishte një paradhome e botës tjetër nga pikëpamje e infrastrukturës dhe lënies në mëshirë të aftit të trupës mjekësore. Bashkë me Evisin më vjen shumë mirë që kemi dhe Destantilën, e cila ka krijuar një imazh, një reputacion një respekt të madh në komunitet si njeriu që transformimin e infrastrukturës së spitalit e vuri në dispozicion të njerëzve dhe motivoi trupën dhe krijoi një sinergji jo domosdoshmërisht të lehtë, midis modernizimi të infrastrukturës dhe nivelit të sjelljesh dhe shërbimit.’- tha Rama.

Ora 13:51
Kushi: Transformimi i lagjes historike Kala të Elbasanit, vetëm falë mandatit të tretë të PS

Në takimin e zhvilluar mes Kryeministrit Rama dhe kandidatëve për deputetë të Qarkut Elbasan, në fjalën e saj përshëndetëse Evis Kushi ka nënvizuar fillimisht se është “është nder dhe privilegj i lartë që të jemi pjesë e skuadrës së PS të Elbasanit”.

“Për secilin prej nesh, nuk ka rëndësi nëse jemi i pari, i dyti apo i katërmbëdhjeti i kësaj liste, sepse ne jemi që të gjithë një skuadër që punon e lufton çdo ditë për të treguar energji dhe sinergji pranë qytetarëve” – tha Kushi duke cilësuar pse është i rëndësishëm mandati i tretë i PS:

“Në fakt, ne i kemi përsëritur gjithmonë që mandati i tretë i PS nuk është një qëllim në vetvete, por është mekanizmi i vetëm që na mundëson vazhdimin e reformave rrënjësore që kemi nisur;   vazhdimin e betejave të rëndësishme që ne kemi nisur së bashku; betejën për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit; betejën e vaksinimit për të mposhtur pandeminë e COVID-19, e po ashtu për rimëkëmbjen e ekonomisë, integrimin Evropian; për arsimin, për shëndetësinë, e kështu me radhë në të gjitha fushat”.

Kushi u shpreh gjithashtu se “Populli i Elbasanit është një popull i mençur, një popull i urtë që di ta bëjë mirë diferencën midis planit tonë të veprimit dhe atyre që të vetmen alternativë kanë përçarjen, dhunën, konfliktin, baltën, shpifjen. Dhe unë jam e sigurt që populli i Elbasanit në 25 prill do të votojë për ata që punojnë”.

Gjatë fjalës së saj, Kushi u ndal gjithashtu edhe tek projekti për transformimin e lagjes “Kala” të Elbasanit:

“Ju kryeministër në vizitat e fundit që keni bërë këtu në Elbasan e keni mbështetur projektin për ta transformuar “Kalanë” e Elbasanit në një destinacion turistik, i cili do të sjellë zhvillim social, kulturor, ekonomik, për të gjithë qytetin. Në fakt, duket sikur unë kam konflikt interesi kur e përmend këtë gjë, por jam e bindur që njësoj si unë mendojnë jo vetëm anëtarët e kësaj skuadre, por të gjithë qytetarët e Elbasanit sepse transformimi i kësaj kalaje do të sjellë zhvillim jo vetëm për banorët e saj, por për të gjithë banorët e Elbasanit, madje dhe më gjerë se sa kaq. Kështu që unë kam shumë besim që ky projekt që do të fillojë së shpejti, sepse bashkia e Elbasanit e ka gati dhe unë kam shumë besim që puna do të shkojë shumë mirë, po ashtu sikurse me të gjithë projektet e tjera kemi gati, në mandatin e ardhshëm Elbasani do të ketë edhe shumë gjëra të tjera. Dhe ne si pjesë e skuadrës që PS do të krenohemi me punët që kemi bërë dhe me ato që do të vazhdojmë” – mbylli fjalën e saj, Kushi.

Ora 13:40
Rama: Pengmarrësit e koalicionit të opozitës duan të marrin votën për të qeverisur sepse secili kërkon copën e vet! Nard Ndoka më i vlefshmi se na bën të qeshim

 

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Elbasanit ka sulmuar koalicionin e opozitës, ku tha se kushdo që kërkon të kthehet në qeveri do të rrëmbejë copën e vet.

‘Por nuk kanë reflektuar për asgjë. Duan sot të marrin votën për të qeverisur. A e kuptoni që të gjithë këto që janë pjesë e këtij koalicioni janë pengmarrësit, të cilët e kanë të pamundur të qeverisin, pasi secili kërkon copën e vet. Duhet ta çojmë më tutje dhe jo ta kthejmë mbrapa. Fatmir Mediu kërkon të kthehet në qeveria, o karriken s’ka. Dash Shehi, Shpëtim Idrzi dhe Vangje Dule duan të kthehen në qeveri. Nard Ndoka do të kthehet në qeveri, por ky është më i vlefshmi nga të gjithë këta se na bën të qeshim. Do të jetë qeveria e Monikës, dhe e Ilir Metës.  Mandati që po mbyllim është një mandat i thyer në mes nga dy goditje të tmerrshme, tërmeti dhe pandemia dhe ja kemi dalë. Shikoja dje në Itali rradhat që po bëheshin në pikat ku jepen ushqime falas për njerëzit. Nuk është një situatë rozë askund. Por falë përpjekjeve të mëdha që kemi bërë ja kemi dalë. Dhe do t’ja dalim deri në fund.’- tha Rama.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 21/03/2021 22:59

    BRAVO evis,,je shume e mire dhe profesionale...

    Përgjigju
  • Ops: 21/03/2021 13:41

    Prezanto dhe Celajt

    Përgjigju
    • Hamiti: 21/03/2021 20:38

      I prezantoi me 14 Mars Tani me 24-25 prill si dhe kur te numerohen votat

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!