Rama takim me Sanino:
PS i ka qëndruar angazhimit të saj
Berisha: Të angazhuar për reformat
Sanino: Ruani ritmin e reformave

Rama takim me Sanino: <br />PS i ka qëndruar angazhimit të saj<br />Berisha: Të angazhuar për reformat<br />Sanino: Ruani ritmin e reformave
Në takimin me Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin Europian, zotin Stefano Sannino, Kryetari i Partisë Socialiste, zoti Edi Rama, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj vizite shprehu angazhimin e plotë të Partisë Socialiste për përmbushjen e reformave të domosdoshme për procesin e Integrimit Europian. Gjatë takimit Kryetari i PS ngriti shqetësimin për funksionimin e shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit, si dhe gjendjen e demokracisë në vend. Ai theksoi se PS i ka qëndruar angazhimit të saj për ligjet me 3/5, zgjidhjen e titullarëve të institucioneve të pavarura dhe do të jetë e angazhuar dhe në të ardhmen për reformën parlamentare dhe elektorale.

Zoti Sannino shprehu kënaqësinë për kontributin e Partisë Socialiste për progresin e arritur muajt e fundit dhe reformat e ndërmarra, duke vënë në dukje që kjo i shërben krijimit të klimës së besimit për bashkëpunimin në të ardhmen në të mirë të ecurisë të procesit të integrimit.

Duke u ndalur në rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në procesin e integrimit, Kryetari i PS dhe Drejtori i Zgjerimit shkëmbyen mendime për domosdoshmërinë e projekteve konkrete në nxitje të këtij bashkëpunimi, sidomos për problemet e përbashkëta të vendeve tona.

Në këtë takim ishin të pranishëm dhe deputeti Ditmir Bushtati, Kryetar i Komisionit të Integrimit, z. Ettore Sequi, Ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri dhe z. Vassilis Maragos, Shef i Sektorit të Shqipërisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka

U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka