Rama takohej me Erdogan
opozita protestonte në sheshe

Rama takohej me Erdogan<br />opozita protestonte në sheshe
Kryeministri Rama është pritur dje në një takim nga Presidenti i Turqisë Erdogan në rezidencën e këtij të fundit. Takimi mes Ramës dhe Erdogan u bë para kongresit Botëror të Naftës që do të mbahet sot në Stamboll.

Por në një kohë që Rama takohej me Erdogan në Stamboll zhvillohej protesta më e madhe e zhvilluar që prej 2013, ku thuhet se merrnin pjesë afro 1, 6 milionë protestues.

Opozita turke u organizua në protestën më të madhe të quajtur “Marshi për drejtësi”, i cili nisi nga Ankaraja dhe afro 50 mijë protestues kanë përshkruar mbi 450 kilometra në këmbë për të zhvilluar protestën në sheshin qendror të Stambollit.

Pikërisht në këtë kohë, Erdogan priste në zyrë kryeministrin Rama, ku është diskutuar për projektet e përbashkëta .

Takimi mes dy liderëve u publikua nga vetë kryeministri Rama nëpërmjet një statusi në Facebook.

“Në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës nesër. Sot në rezidencën e Presidentit Erdogan, ku sapo përfundoi takimi prej 90 minutash, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare”- shkruan Rama.

E ndërsa Presidenti i Turqisë premtonte mbështetje teknike e financiare për Shqipërinë Qindra-mijëra njerëz me flamuj të kuq në duar kërkonin drejtësi.

Kjo lëvizje nisi 25 ditë më parë nga kryeqyteti turk Ankaraja dhe iniciativa u promovua nga partia kryesore opozitare kundër Presidentit Rexhep Taip Erdogan, e udhëhequr nga Kemal Kiliçdaroglu.

Pas Marshit, tubimi kryesor u mbajt në sheshin e Maltepes, ana aziatike e metropolit mbi Bosfor. Ky marsh u organizua për të protestuar kundër ndalimit të një anëtari të partisë më të madhe opozitare, Enis Berberoglu, i dënuar me 25 vjet burg për dhënien e informacionit konfidencial për gazetën opozitës Cumhurriet, në të cilin flitejs e Turqia kishte funizuar me armë xhihadistet ne Siri.

Në fund të tubimit kreu i opozitës turke paralajmëroi: “Askush të mos mendojnë se ky është marshi i fundit. 9 korriku shënon ditën e rilindjes”.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën