Takimi është mbyllur me përfundimin se nevojitet një qëndrim i përbashkët i opozitës për sa i takon koordinimit e organizimit të punës për zgjedhjet e ardhshme dhe hartimi i një Programi të përbashkët opozitar.
Kreu i G 99, Ervin Mete, u shpreh për mediat se pjesë e diskutimeve ka qenë jo vetëm reforma zgjedhore, por edhe konsolidimi i bashkëpunimit.
“Nuk ishte takim ngushtësisht vetëm për çështjen e reformës zgjedhore. Ishte një takim me partitë aleate për të konsoliduar më tej bashkëpunimin, për të diskutuar për strategjinë për zgjedhjet e ardhshme. Ndër të tjera u diskutua edhe reforma zgjedhore, ku u shpreh edhe njëherë mbështetja e Partisë Socialiste për ta trajtuar reformën zgjedhore në një formë që i shërben edhe partive të koalicionit” tha Mete. ah/Shqiptarja.com/