Rama takon Avramopoulos: Shqipëria
është gati të presë refugjatët sirianë

Rama takon Avramopoulos: Shqipëria<br />është gati të presë refugjatët sirianë
Kriza e emigrantëve ka qenë në fokus të një takimi që kryeministri Edi Rama pati në Tiranë me Komisionerin europian të Migrimit, Dimitris Avramopoulos.
 
Ata ndanë qëndrimin se kriza migratore me të cilën përballet sot Europa ka nxjerrë në pah nevojën për një përgjigje kolektive duke evidentuar rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit të përforcuar mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
 
Kreu i qeverisë shqiptare e ka siguruar zyrtarin e lartë të Brukselit se Shqipëria do t’i qëndrojë besnike vlerave europiane, angazhimeve të ndërmarra për të qenë pjesë e një zgjidhjeje të përbashkët europiane kundrejt krizës së refugjatëve duke theksuar se vendimet unliaterale nuk shërbejnë në zgjidhjen e krizës.
 
“Shqipëria është gati, sikundër ka qenë dhe do jetë gjithmonë gati brenda mundësive dhe kapaciteteve tona për të marrë rolin e saj, në kuadër të një plani të përbashkët të Bashkimit Europian,” është shprehur Kryeministri Edi Rama.
 
Ndërsa Komisioneri europian i Migrimit, Dimitris Avramopoulos, shprehu vlerësimin për gatishmërinë e Shqipërisë për të dhënë kontributin e saj në një zgjidhje të bashkërenduar europiane dhe se Bashkimi Europian do ta mbështesë atë në çdo hap.
 
“Shqipëria nuk është vetëm, Bashkimi Europian është në krahun tuaj dhe lejomëni t'ju përgëzoj me mirënjohje që pavarësisht se ju nuk jeni një vend anëtar i BE, qëndrimet tuaja janë besnike ndaj vlerave e parimeve prej të cilave çdo vend anëtar i BE duhet të udhëhiqet në çdo qëndrim,” ka deklaruar Komisioneri Avramopoulos.​
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje