Rama takon Hollande në Pallatin 
"Elize", përpara samitit të Parisit

Rama takon Hollande në Pallatin <br />
Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim të veçantë nga presidenti francez, Francois Hollande. Ndërsa është në Paris, në kuadër të punimeve të samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama është pritur në pallatin "Elysee" nga kreu i shtetit francez.
 
Në këtë takim mësohet se morën pjesë kancelarja gjermane, Angela Merkel si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
 
Po ashtu kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar një takim me Komisionerin Europian të Politikave të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn, ku ky i fundit ka shkruar rreth këtij takimi.

Në rrjetet sociale Johanes Hahn shprehet se në kuadër të Samitit të Ballkanit në takimin me kryeministrin Edi Rama është diskutuar për rrugën e Shqipërisë në BE dhe Reformën në Drejtësi.

Një takim të posaçëm kryeministri Edi Rama pati edhe me homologun serb, Aleksandar Vuçiç, ku ky i fundit u shpreh se Beogradi dëshiron marrëdhënie të ngushta me Tiranën.
 
rama holland
rama holland
rama holland
rama holland
(Kryeministri Rama pritet në takim nga Presidenti Hollande)

Samiti i liderëve të Ballkanit ka ulur sërish në një tryezë të përbashkët diskutimi kryeministrat e vendeve të rajonit, kryeministrin Edi Rama, atë serb Aleksandar Vuçiç, kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe kryeministrin malazez, Millo Gjukanoviç si dhe zyrtarët më të lartë të Maqedonisë e Bosnje Hercegovinës.
 
Po ashtu pjesë e këtij samiti janë edhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së, Sllovenisë dhe Kroacisë.
 
Samitin i liderëve të Ballkanit, është i treti me radhë në kuadër të ashtuquajturit “Proces i Berlinit. Procesi i Berlinit është një nismë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, për të mundësuar ndërlidhjen rajonale të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë