Mes Shqipërisë dhe Kuvajtit janë nënshkruar 4 marrëveshje bashkëpunimi. Gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Kuvajt , ku zhvilloi disa takime me krerët më të lartë të institucioneve, ai bëri thirrje për rritjen e investimeve kuvajtiane.
Gjatë një takimi me homologun kuvajtian, Sheikh Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah, shefi i qeverisë shqiptare kërkoi nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, sidomos në fushën e turizmit dhe sektorin e ujit.
Kryeministri Rama e njohu homologun e tij kuvajtian me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe potencialin që vendi ynë ofron për sipërmarrjet e huaja të interesuara për të investuar në Shqipëri.
Nga ana e tij, kryeministri kuvajtjan Sheikh Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah theksoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit dhe koordinimit lidhur me një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare që shqetësojnë të dyja palët.

Në përfundim të takimit, Ministri i Jashtëm Bushati dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë Ahmetaj, nënshkruan katër marrëveshjet me homologët e tyre në fushën e bashkëpunimit dhe zhvillimit të eksporteve industriale, mbrojtjen e mjedisit, ruajtjes së burimeve natyrore dhe zhvillimit të qëndrueshëm, bashkëpunimit në shëndetësi, si edhe marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.
Kryeministri Rama gjatë vizitës në Kuvaj u prit më pas nga Princi i Kurorës, Lartësia e tij Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, si dhe Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit.

/Shqiptarja.com

VIDEO