Rama takon Kukan: Garant
për realizimin e 12 kritereve të BE

Rama takon Kukan: Garant<br />për realizimin e 12 kritereve të BE
Kreu i delegacionit të deputetëve të Parlamentit Europian, Eduard Kukan, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të takimit të 4-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit, BE-Shqipëri, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme edhe një takim me kryesocialistin Rama.

Kukan u shpreh optimist për nënshkrimin e një rezolute të përbashkët me pëlqimin e anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës.

Partia Socialiste ka zbardhur takimin ndërmjet kreut, Edi Rama, dhe kreut të delegacionit të deputetëve të Parlamentit Europian, Eduard Kukan. PS deklaron se “gjatë bisedës u shkëmbyen pikëpamje mbi procesin e integrimit dhe Kukan përshëndeti hapat e ndërmarrë nga PS në reformën zgjedhore”.

Ndërkohë që edhe vete kreu i PS, Edi Rama, është shprehur se “Opozita është e vendosur për integrimin e Shqipërisë në BE”. Rama ka deklaruar se garanton personalisht për realizimin e 12 kritereve të BE.

Më parë delegacioni i parlamentit evropian i kryesuar nga Kukan zhvilloi pak më parë një takim edhe kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli, me të cilën u diskutua marrëveshja e arritur mes dy forcave politike kryesore në Shqipëri për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Delegacioni e vlerësoi këtë si një lajm pozitiv për Shqipërinë.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?