TIRANE - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pritur në një takim Ministrin e Agrikulturës dhe Zhvillimit Rural të Izraelit, Yair Shamir.

Gjatë takimit kryeministri Rama dhe ministri Shamir theksuan gatishmërinë për të krijuar një moment të ri bashkëpunimi mes dy vendeve, duke iu përgjigjur edhe lidhjes së veçantë të vendosur midis dy popujve.  

Nga e tij Ministri Shamir nënvizoi se edhe kjo vizitë e tij i shërben forcimit të marrëdhënieve si  dhe për të diskutuar mundësitë ku dy vendet mund të punojnë bashkë, me nisma e projekte konkrete, veçanërisht në fushën e agrikulturës dhe zhvillimit rural.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)