Rama takon Mustafën: Biseduam për
axhendën e mbledhjes së qeverive

Rama takon Mustafën: Biseduam për<br />axhendën e mbledhjes së qeverive
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vlerësuan siç thanë, rezultatet pozitive që kanë pasuar fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe janë shprehur të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit.

Ata i bënë këto komente pas një takimi në Prishtinë ku kryeministri Rama po qëndron në kuadër të ceremonive për përurimin e presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sot u betua në parlamentin e Kosovës.

Kryeministri Mustafa tha se bashkë me zotin Rama, kanë vlerësuar bashkëpunimin vëllazëror, por edhe bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës dhe institucioneve të Shqipërisë si dhe bashkëpunimin ekonomik.

"Vlerësuam, po ashtu, se kemi arritur mjaft në implementimin e marrëveshjeve të cilat i kemi nënshkruar vitin e kaluar dhe marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar edhe në takimin e parë në Prizren, pastaj në takimin në Tiranë në shumë fusha, në fushën e ekonomisë, në fushën e arsimit, në fushën e shkencës, në fushën e kulturës, në fushën e bashkëpunimit tregtar. Do të vazhdojmë me takime të përbashkëta të dy qeverive dhe do të punojmë bashkërisht në përgatitjen e takimit të ardhshëm, në të cilin do të bëjmë një vlerësim të punëve të deritanishme, por edhe të aktiviteteve të cilat ne kemi interes t’i zhvillojmë si aktivitete të përbashkëta sepse vlerësojmë se bashkëpunimi me Shqipërinë është i interesit të veçantë për Republikën e Kosovës", tha kryeministri Mustafa

Ndërsa kryeministri Rama, tha se është diskutuar rendi i ditës së mbledhjes së radhës ndërmjet dy qeverive, bazuar në faktin që sic tha ai, "ky proces i bashkëqeverisjes së problemeve dhe çështjeve të interesit të përbashkët, na ka dhënë rezultate shumë të mira".

"Mjafton të shohim shifrat e shkëmbimeve tregtare dhe të eksportit në të dy anët e kufirit, për të kuptuar jo vetëm se sa shumë është bërë së bashku, por edhe se çfarë potenciali të madh ka, sepse ka ende probleme për t’u adresuar dhe çështje për t’u zgjidhur, në mënyrë që kjo hapësirë të jetë një hapësirë e lirë shkëmbimesh dhe një hapësirë ku përmes këtyre shkëmbimeve arrihet mirëqenia e popullit tonë në të dy anët.

Nga ana tjetër, është me rëndësi të theksoj që ne përgatitemi për etapën e tretë të Procesit të Berlinit, që do të na çojë së bashku edhe me kryeministrat e rajonit këtë vit në Paris dhe jam shumë krenar që historia e suksesit në procesin e mbledhjeve të dy qeverive, është një arsye që ne të nxisim së bashku një proces më të gjerë rajonal për heqjen e barrierave jotarifore dhe për lehtësimin maksimal të shkëmbimeve mes njerëzve, mallrave, në mënyrë që të rrisim maksimalisht hapësirën e të gjithë sipërmarrjeve shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe në rajon
", tha kryeministri Rama.

Rama-Ahmeti: I dhash disa kritika miqësore
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, të cilit duket se i ka dhënë disa kritika miqësore. Të paktën kjo ëhstë konfirmuar nga vetë Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat të mbajtur me Ahmetin.

Sipas Ramës, në këtë takim ai ka dhënë disa opinione vëllazërore, ndërkohë që nga kryetari i Komunës Prishtinë, Shpend Ahmeti ato janë konsideruar si kritika.


edi rama shpend ahmeti


“Unë pata kënaqësinë ta pres në takim Kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama, me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit politike në Republikën e Kosovës, me ç’rast, si gjithmonë, unë dëgjova edhe rekomandimin dhe kritikat miqësore, të cilat zoti Rama na i përcolli edhe mua si kryetar, por edhe subjekteve opozitare për të mirën e Kosovës dhe të ardhmen e Kosovës. Si gjithmonë ishte një bisedë miqësore. Unë e falënderoj për vizitën që bëri dhe që gjeti kohën të na vizitojë në komunën e Prishtinës” tha Shpend Ahmeti.
 
Unë besoj se çka tha kryetari është shprehje e mikpritjes vëllazërore dhe bujarisë, sepse unë nuk pata asnjë kritikë. Unë thjesht shkëmbeva me kryetarin disa opinione shumë miqësore, si gjithmonë dhe pata njëkohësisht kënaqësinë ta vizitoj në zyrën e tij në komunë dhe të dëgjoj prej tij që më herët se vonë, qytetarët e Prishtinës do të kenë një godinë që do të jetë më shumë pasqyrë e ambicies së kryetarit dhe e qytetarëve të Prishtinës për kryeqytetin e Kosovës” ui shpreh Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama zhvilloi edhe një takim me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe ka patur një drekë pune me drejtuesit e opozitës.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011