Rama takon Nishanin: Reforma
në drejtësi në dorën e ekspertëve

Rama takon Nishanin: Reforma<br />në drejtësi në dorën e ekspertëve
TIRANE - Në një takim kokë më kokë me presidentin Bujar Nishani të thirrur nga kryeministri Edi Rama, shefi i qeverisë është shprehur kundër tryezës politike për reformën në drejtësi. Ky fakt mësohet për Shqiptarja.com nga burime konfidenciale, të cilat thanë se në takimin pa praninë e medieve të mbajtur përreth dy orë në Presidencë, kryeministri ka shprehur qëndrimin se për reformën duhet të punojnë ekspertët dhe më tej drafti përfundimtar t’i dërgohet Komisionit të Venecias.

Ky draft i hartuar nga ekspertët e PD-PS dhe ata ndërkombëtar, vjen i ripunuar mbi sugjerimet që dha Venecia gjatë muajit dhjetor. Por ashtu siç deklaroi edhe kryeparlamentari Meta, as Rama nuk përjashton mundësinë e një diskutimi në nivel të lidershipëve politikë. 

Një ditë më parë gjatë një pritje për gazetarët, presidenti kërkoi zgjidhje politike për reformën në drejtësi duke i bërë apel lidershipeve politikë që të ulen në një tryezë të përbashkët për të konkretizuar qëndrimet e tyre e më tej t'i adresohen ekspertëve.

rama te nishani
Kryeministri Rama mbërrin në presidencë për të takuar presidentin Nishani, pas takimit që pati me kryetarin e kuvendit Meta

rama te nishani
rama te nishani
rama me logo
rama me logo
rama me logo
(Kryeministri Rama largohet nga presidenca pas takimit që pati me presidentin Bujar Nishani - 
Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska