Rama takon Presidentin e SHBA,
Trump në Samitin e NATO-s

Rama takon Presidentin e SHBA,<br />Trump në Samitin e NATO-s
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim informal me Presidentin e SHBA, Donald Trump gjatë Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel.
 
Këtë takim e konfirmon kongresmeni republikan i Floridës, Matt Gaetz, me anë të një letre.
 
Ai thotë se është i lumtur për takimin mes tyre, ndërsa në qendër të bisedës mes Ramës dhe Trump ka qenë aleanca strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe lufta kundër ekstremizmit.
 
Jam i lumtur për takimin mes Presidentit Trump dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. SHBA-të kanë gjetur një aleat të fortë tek Shqipëria në luftën kundër ISIS.
 
Pas vizitës në Shqipëri muajin e kaluar, dua të përgëzoj kryeministrin Rama për reformat që qeveria e tij ka ndërmarrë.
 
Reforma në drejtësi, mbetet një nga arritjet kyçe të qeverisë Rama, sepse ndihmon popullin shqiptar dhe të gjithë rajonin.
 
Kryeministri Rama ka treguar një lidership në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri dhe drejtimin e vendit më afër Bashkimit Europian
” shkruhet në letrën e kongresmenit amerikan.

Matt Gaetz ishte në delegacionin e para një muaji që vizitoi Tiranën. 
ram trump letra
Letra e kongresmenit Matt Gaetz 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë