Rama takon presidentin serb:
Folëm për dialogun me Kosovën

Rama takon presidentin serb:<br />Folëm për dialogun me Kosovën<br /><br>
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Davos një takim edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në qendër të bisedës ka qenë bashkëpunimi në rajon, por edhe ecuria e dialogut me Kosovën që është pezulluar pas vrasjes së Oliver Ivanoviç.

Me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për bashkëpunimin bilateral e rajonal dhe ecurinë e dialogut mes Serbisë e Kosovës” shkruan Rama në Facebook, ndërsa e shoqëron statusin edhe me pamjet e takimit me presidentin serb.

Forumin e Davosit, kryeministri shqiptar po e shfrytëzon për takime me kryeministrat dhe Presidentët e vendeve të ndryshe në rajon dhe Europë për të diskutuar për bashkëpunimin dypalësh, por edhe për të lobuar për hapjen e negociatave në qershor. 

Po sot, Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Davos ka vijuar me takimet me homologët e Kroacisë dhe Holandës për të lobuar për hapjen e negociatave në qershor. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane