Rama takon shefen e misionit për Kosovën: Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Prishtinë! Dialogu me këtë zonjën ka veç dobi

Rama takon shefen e misionit për Kosovën: Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Prishtinë! Dialogu me këtë zonjën ka veç dobi

Edi Rama dhe Caroline Ziadeh

Kryeministri Edi Rama ka patur një takim me përfaqësuesen speciale e sekretares së përgjithshme për Kosovën njëkohësisht shefen e misionit të administratës në OKB në Kosovë, Caroline Ziadeh. Rama ka shkruar se takimi me të i ka lënë mbresa pozitive si dhe qëndrimi i vendit tonë në Këshillin e Sigurimit për Kosovën është i qartë.

‘I mbresuar shumë pozitivisht nga shefja e re e UNMIK-ut Caroline Ziadeh. Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe ky qëndrim i yni do të shprehet qartë edhe në Këshillin e Sigurimit. Por ndërkohë dialogu e ndërveprimi me zonjën dhe ekipin e saj kanë veç dobi për Kosovën.’- shkruan Rama.

Kush është Caroline Ziadeh:

Ziadeh pasoi në detyrën e saj si përfaqësuese në OKB e Kosovës,  Zahir Tanin. 
Pas shërbimit që nga viti 2017 si Drejtoreshë e Departamentit të Organizatave Ndërkombëtare, Konferencave dhe Shërbimeve Kulturore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Emigrantëve të Libanit, Ziadeh solli me vete një përvojë gati 30 vjeçare në diplomacinë ndërkombëtare me njohuri të gjerë të Kombeve të Bashkuara ku udhëhoqi delegacionet kombëtare në Kombet e Bashkuara për çështje të ndërlidhura me të drejtat e njeriut, agjendën mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe migrimin.

Ziadeh mban diplomë Bachelor të Arteve dhe Master të Arteve në Ekonomi dhe Shkenca Politike nga Universiteti Libanez, Bejrut, dhe Diploma në Marrëdhëniet Ndërkombëtare nga Universiteti Libre de Bruxelles dhe Akademia Diplomatike e Vjenës. Ajo flet rrjedhshëm arabisht, anglisht dhe frengjisht.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 07/09/2022 16:54

    Qfar të duhet ky takim o Edvin shkjau shqipfolës, apo tani prap i versulesh coptimit të Kosovës përmes UNMIK-t Ahhh ore tradhtar…

    Përgjigju
  • Ilmiu: 07/09/2022 16:06

    Arrogancen e ke me te gjate se trupin....Flet si hallvaxhi mendjemadh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Strategjia kundër korrupsionit 2024-2030, Pirdeni takim me Dhomat e Bizneseve dhe të Tregtisë: Aleancë me biznesin për promovimin e integritetit

Strategjia kundër korrupsionit 2024-2030, Pirdeni takim me Dhomat e Bizneseve dhe të Tregtisë: Aleancë me biznesin për promovimin e integritetit