Luksemburg - Kryeministri Edi Rama shprehu dëshirën që shqiptarët jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet në Shqipëri por mungesa e një database me të dhëna të sakta e bën të pamundur. 

Deklarata u bë sot (8 shkurt 2024) në një bashkëbisedim me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg të integruar në sektorët kyç të administratës dhe më gjerë. Vota e emigrantëve është detyrim që ia ngarkon politikës Gjykata Kushtetuese por që ende nuk është realizuar. 

 Sa i takon votës së emigrantëve nuk është çështje dëshire apo vullneti, se ne duam, por është çështje e bazës së të dhënave. Nuk kemi akoma sot një regjistër të popullsisë në emigracion, edhe pse kemi bërë disa tentative.  Nuk kemi arritur sepse siç jemi ne shqiptarët kur vjen puna edhe për të bërë pasaportën apo kartën e identitetit shkojmë e bëjmë atë ditë që na duhet. Çështja e databazës na pengon shumë për të bërë votën e emigrantëve.

Rama kërkoi ndihmën e komunitetit shqiptarë në Luksemburg për forcimin e marrëdhënieve ekonomike me bizneset në këtë shtet dhe foli dhe për një skemë ku shqiptarët atje mund të ofrojnë shërbime për qeverinë shqiptare kundrejt pagesave.

Ne jemi duke realizuar skemën e re si mund të angazhojmë në pozicione të ndryshme njerëz që nuk mund të vijnë fizikisht por kontribuojnë në distancë që janë pjesë e punës dhe patjetër me një shpërblim financiar që nuk do të jetë në Luksemburg, por sidoqoftë nuk do të jetë vullnetare”

Gjatë takimit në Luksemburg Rama ka diskturuar me kryeministrin atje për të folur për një linjë ajrore të drejtpërdrejtë mes Shqipërisë dhe Luksemburgut.

Rama u shpreh se ngriti dhe nevojën e hapjes së një linjë direkte nga Luksemburgu në Shqipëri.

“Do vijojmë lobimin për të hapur linjë direkte nga Luksemburgu në Shqipëri. Nëse do të vihet në prill padiskutim që do të ketë përfitim ekonomik. Nuk do të jetë eksperiment i dështuar dhe për këtë jam i sigurtë ka thënë ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:27
VIDEO/ Dje të fusnin 2 gishtat në sy, sot të ftojnë në kafe, batuta e Ramës për shkodranët në Luksemburg

Në mesin e pjesëtarëve të komunitetit shqiptar me të cilën Rama u takua sot në Luksemburg ishte dhe një Shkodran.

Dhe nuk kishte si të mos kishte batuta.

Ndër të tjera njëri ui kujtoi batutën me kafet borxh për shkodranët.

Rama foli dhe për ndryshimin që është bërë në Shkodër, ku ndryshe nga dje kur të nxirrnin sytë me dy gishtat sot të ftojnë për kafe.

Një nga ftuarit: “U ke thënë shkodranëve sa kafe më keni borxh!

Edi Rama: E ke parë kur kam qenë në rrugët e Shkodrës. Tani po. Tani që e shohin që një herë na e dhanë mundësinë e shohin ca po bëjnë të ftojnë për kafe. Përpara me kalu aty të ktheje kokën (bën me dy gishta) me ti fut gishtat në sy