DURRES - Menjëherë pas takimeve që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar prej ditësh me të deleguarit e qarqeve, nga qyteti i Durrësit kanë nisur zgjedhjet e forumeve të kësaj partie.
Sipas të dhënave nga kjo forcë politike, fillimisht janë zgjedhur sekretarët dhe kryetarët e organizatave në të gjithë bashkinë, ndërkohë Rama teksa u takua këtë të shtunë me të zgjedhurit e rinj në pallatin e Kulturës "Aleksandër Moisiu", ka inkurajuar zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Socialiste për këtë zonë.
Në takimin e mbajtur në Pallatin e Kulturës, Aleksandër Moisiu, u raportua për punën e kryer lidhur me proçesin zgjedhor brenda PS në degën e Durrësit. Në takimin me strukturat socialiste ishte edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është edhe koordinatori i PS-së për Bashkinë e Durrësit.
Burime për Shqiptarja.com mësuan se kryeminsitri Edi Rama u ka bërë thirrje strukturave drejtuese që brenda një periudhe të shkurtër kohe të zgjidhet kreu i PS për degën e Durrësit. Gjithashtu Rama la detyrë që të zgjidhen edhe delegatët për në Kongresin e Partisë.
Po ashtu mësohet se kreu i PS ka ftuar strukturat e Durrësit që ta afrojnë partinë më afër njerëzve si dhe ta hapin atë për të pasur më shumë anëtarësime.
Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura dhe ende nuk dihet se kur do të nisin përgatitjet për zgjedhjen e kryetarit të ri të PS-së në Durrës, kush janë kandidatët e mundshëm dhe si do të bëhet fushata prej tyre.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com