“Të vijë turp, i pafytyrë” Rama sherr me komentuesit për taksën e Rrugës së Kombit/ Debati

“Të vijë turp, i pafytyrë” Rama sherr me komentuesit për taksën e Rrugës së Kombit/ Debati

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe njëherë debatit për taksën në Rrugën e Kombit. Pas ofendimeve në Facebook nga një komentues, Rama ka reaguar duke deklaruar se taksa është detyrim për shqiptarët në të dyja anët e kufirit, për të mirëmbajtur rrugën.

Debati për taksën në Rrugën e Kombit vijon si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Opozita në Shqipëri e kundërshton, pasi e cilëson si zhvatje të dytë për qytetarët, ndërsa në Kosovë thuajse të gjithë drejtuesit e institucioneve kryesore e kanë kundërshtuar duke e quajtur të tepërt.

Por Rama duket i vendosur për të vijuar përpara me idenë, ndërsa koncesionari pritet që brenda datës 15 prill të fillojë zyrtarisht të mbledhë taksën.


Debati në Facebook i Rames me komentuesit

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 01/04/2018 11:02

    Taksa e rruges duhet te vendoset por me standarde te Shqiperise per Ne nga Kosova. 5 Euro per nje drejtim eshte shume e tepert,mjafton deri 2 Euro per cdo automjet te vogel dhe te gjithe te jene te lumtur. Mirembajtja e Autostrades eshte obligim shteterore. Me te mira

    Përgjigju
  • Alex: 31/03/2018 17:01

    Protestoni te gjithe kundra ketyre taksave se ata jane perfshire ne taksat e karburantit, pra domethene te te mos vidhen parate e taksapaguesve Shqiptare, dhe parate te perdoren per miremajtjen e rrugeve se Shqiptaret kane cmimin me te larte te karburantit ne Europe.

    Përgjigju
  • Argon: 31/03/2018 16:33

    Në emër të atdhedashurisë shqiptarët kudo që ndodhen zgjedhin Shqipërinë për pushime! Edhe pse me aq sa të kushtojnë pushimet në Shqipëri mund të bësh pushimet në vendet më të mira të botës. Në emër të atdhedashurisë, shqiptarët tani kërkojnë drejtësi. Nuk emër të atdhedashurisë nuk mund të pranohet zhvatja! Nuk mund të vazhdohet më të shohim pasurimin e miqve të politikanëve, sikur të jenë gjeni në ekonomi dhe pjesa tjetër e shoqërisë duhet të paguaj pa bërë zë. Ligjin e njohim të gjithë, por kur vidhet me ligj, atëherë policët zhvishen në sheshe dhe ia mbathin ullishtave! Juve nuk ju pëlqen, por ky popull, policët e dhunës dhe të padrejtësisë i ka zhveshur njëherë në 97-n. Ndoshta rrethanat mund të duken të ndryshme, por nuk duhet shumë që gjendja të shkojë në atë drejtim dhe mos të ketë burrë ta drejtojë pastaj. Në këtë rast më vjen keq edhe për ata policë që nuk kishin veshjen dhe mbrojtëset e duhura gjatë ushtrimit të detyrës. Shumë policë i kishin kokoret pa qaforet mbrojtëse! A do të ketë ndonjë hetim edhe për këtë gjë? Atëherë ishe Sudja, Xheferri etj që ua morën kursimet shqiptarëve. Ndërsa sot janë miqtë e politikanëve, me "ligj" dhe PPP. Ju mendoni se është vetëm çështje takse? Na u premtua bashkimi doganor me Kosovën dhe jo trau i Kastratit! Xhepat dhe stomaku nuk mbushe dhe ngopen me propagandë qeveritare! Mendja dhe arsyeja nuk ngopen me fjalë. Edhe sytë nuk ngopen me ngjyra.

    Përgjigju
  • qafprushi: 31/03/2018 13:56

    Po pse more Edi edhe sherr edhe budall thote nje thenje popullore.Po ne zvicer sapo kalon kufirin te jep nje pulle qe ta vesh ne xham per nje vit 40 euro, per te gjitha rruget e zviceres. Kam pasur stime per punen qe ke bere deri tani po me veriun e kosovaret mbi te gjitha duke pare edhe turismin etj. po tregohesh sherr, pastaj budall qe thua do marrin pergjigjen e duhur, cfare do thote kjo diktature apo jo. Pastaj rruga Durres - Tirane sa vjet qe funzionon e nuk ka asnje lloj takse apo nuk eshte keshtu. Ne si popull deri sa je budall edhe te tolerojne por kur ta marrin vesh 'SHERRIN' gjej vendin.

    Përgjigju
  • Anonim: 31/03/2018 13:46

    O kafshe ti i ke hequr asistencën popullit kërkon akoma ti zvasesh po i mer dhe lëkurën un qamilja nga Enveri po je një gjakpirës me internet keq kafshe e pa ngopur që kërkon ti maresh shpirtin popullit

    Përgjigju
  • Ke te drejt: 31/03/2018 12:12

    Saliu 2 bla bla bla bla bla 5 vjet vetem llafe,zyra pune ne shqiperi

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 31/03/2018 11:22

    Po mire more vetem milot kukes paska nevoje per mirembajtje kjo tirane durres, tirane elbasan, fier vlore, durres lushnje, nuk ka nevoje per mirembajtje apo kendej kemi votuesit tone andej fundja e hane maloket e kosovaret yyyyytt

    Përgjigju
  • Emigrati: 31/03/2018 10:30

    Mir taksi duhet. per mirbajtje por ne baze te teardhurave per mendimi tim 2€ per makimat 5€per te tjerat.

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 31/03/2018 10:22

    Pse jam kundër pagesës në rrugët tona : Të gjitha rrugët ekzistuese janë paguar me taksat tona dhe asnjë nga privati pra kemi paguar njëherë. Asnjë rrugë nuk ofron sigurinë e duhur. Jemi në vitin 2018 dhe në Shqipëri nuk kemi ASNJË km autostradë . (mund të shikohet në kodin rrugor çfarë quhet autostradë) Për çdo l karburant paguajmë taksën e qarkullimit. Psh në rrugën e Kombit 110km një auto veturë shpenzon 6 litra. 6×18l/litri taksë =108lek (pa TVSH). PRA kam paguar njëherë. Është abuzuar shumë me kostot dhe cilësinë e rrugëve dhe ASNJË nuk është ndëshkuar! (çfarë U bë me taksën MAJKO)

    Përgjigju
  • sapa: 31/03/2018 08:10

    Zhgenjyes i ketij populli Rama!Sigurisht qe ne gjithe boten paguahet takse dhe ska dyshim qe shteti mbahet nga taksat por ama neper bote ka shtet ne krahasim me kete tendin dhe ti shtetin e ke filluar nga bytha qysh kur erdhe ne pushtet.Veprimet tuaja tregojne pafuqine qe ke ti dhe hajdutet tuaj me kollaro per te bere shtet.E treguat me vjedhesit e energjise elektrike,keni pese vjet qe toleroni vjedhjen e pronave duke bere vetem sehir.tani po e tregoni edhe me vjeljen e taksave te atyre njerezve qe sjellin valute ne shqiperi sic jane kosovaret.Por mos harro se ka njerez qe e perdorin rrugen jo vetem per te pire kafe ne tirane por edhe per te punuar cdo dite atje dhe fituar buken e gojes,dhe prandaj ju duhet autostrada.Autostrada ju duhet kuksjaneve mirditoreve pukjaneve tropojaneve e te gjithe atyre zonave qe zbresin poshte.E di qe te ashtuquajturit shtet te pangopur tendit i mungojne parate per te mbajtur ne kembe aparatin tuaj qelbesire ama qelbesirat specjaliste qe keni ju aty mund te bejne edhe nje takse vjetore te aresyeshme te pakten per banoret e zonave te veriut. Per ju hajdutet qeveritare si dhe hajdute te cdo lloji pushtttetare nuk e ndjeni fare kete takse edhe sikur te vini cdo dite ne kukes vetem per te bere shurren.Prandaj qytetarin e ndershem shqiptar nuk e shqeteson taksa me shume sa e shqeteson grabitja qe i behet atij ne emer te berjes se shtetit nga vete i ashtuquajturi shtet qe vetem shtet nuk eshte!

    Përgjigju
    • Kamaleoni: 31/03/2018 11:14

      Respekt

  • Kostanca: 31/03/2018 08:04

    Per te gjithe ju komentues qe mendoni se kjo takse duhet paguar e keni shume gabim.ne leket e kesaj rruge i kemi paguar nja 4 here.i paguajme cdo dite tek karburanti qe blejme,i paguajme cdo vit tek kolaudimi makines,i kemi paguar njehere kur ishte majko kryeminister dhe i po paguajme qe kur u be kjo rruge cdo vit pasi mos harroni qe kete rruge basha e beri me borxh qe shlyhet me taksat tona. Tani vetem kjo taksa qe vuri rama mungonte...turp per ne nga kush drejtohemi gjithe keto vite demokraci vetem hajdute vijne ne pushtet

    Përgjigju
  • Tofiku: 31/03/2018 04:11

    Eshte nje menyre pagese vize per verioret dhe kosovaret per te hyre ne Tirane

    Përgjigju
    • agim: 31/03/2018 12:44

      Tofik e ke shum gabim mos ndis ziarr ne nje popull ne nuk jemi ne nuk jemi koreja e jugut me te te diktatorit kim.

  • Emigranti Legal: 31/03/2018 03:39

    O Shqipetare O Politikane Opozitare Mos boni Gamgam Taksa rruges eshte e rregullt duhet te pagohet sa here qe kaloni Nje pyrtje dua tju bej juve Shqipetareve po kur vini ne Amerike pse i pagoni Taksat e rruges kur udhetoni???apo keni frike nga shkopi Policit Shtetit Lereni Shtetin te drejtoje se eshte ne rruge te mbare po behet si ne ne Amerike

    Përgjigju
    • Sefer Daja: 31/03/2018 10:10

      Po o emigrant legal ke të drejtë :po bohet si në Amerikë POR vetëm nga tarifat! Pra paguhemi dhe kemi të ardhura si shqiptar dhe paguajmë taksa si amerikont! (Të jesh i sigurt se në asnjë shtet të USA nuk paguhen 6$ për 110 km rrugë)! Nuk po merrem me detaje të tjera! Se do të ndryshosh mendim pastaj!

  • kombi: 31/03/2018 01:55

    po mire ju thoni se ka te drejte rama, ne rregull jam dakort edhe une se duhet mirembajtur rruga si ne gjithe boten, por neper bote o njerez nuk paguhen me 5 euro ne dite sikur ne shqiperi.pershendetje.

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 31/03/2018 00:00

    i ka luajtur fene fodullit kosovar.kujton se po flet me ramushin.po deshet hajdeni ne shqiperi.nuk do vdesim as per patatet,as per birren.do cblloohetpatatja e vendit.

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/03/2018 23:21

    Duhet tax për rrugët dhe pik...!!! Ato duhet mirëmbajtur për të qen funkcionale!

    Përgjigju
    • beni ecen vete: 01/04/2018 08:36

      duhet me vlla takse per rrugen po apo e pagujme perdite ne karburant pastaj kush eshte ai shtet qe paguan hiq italine qe te ka dhene 2 opsione nje autostrade pa pagese dhe nje me pagese c eshte kjo pagese pa lidhje pastaj dhe jam dakort me ty qe duhet te paguhet nje takse per mirmbajtje por ktu nuk perdoret gje per mire ktu vidhen leket

    • Erik: 31/03/2018 08:20

      Mire, po me thuaj sa eshte rroga mesatare jashte shqiperise, sa eshte cmimi mesatar per mirembajtjen, cfare cilesie ka rruga. Jashte paguhet por vendoset sipas nje logjike jo kuturu. Per ne greqi nuk ke me shume se 3.10 euro pagese per mirmbajtje, pervec ures qe eshte diskutim tjeter. Mos ia fusni kot se kshu do Edi!!!

    • Luli: 31/03/2018 00:57

      Po ka te drejt Rama takse do paguar per te mbajtur rrugen,pse ne europ paguajne, edhe ne shqiperi bejem llafe , njerz te degjeneruar se me ju nuk behet Shqiperia.. bravo Z.Rama

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë