Kryeministri Edi Rama ka ironizuar
deputetin demokrat, Dashamir Shehi, i cili pak ditë më parë doli kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës, duke thënë se është një investim turk.
Lidhur me këtë, Rama është tallur keq sot në seancën plenare, ku tha se Shehi kur ngrihet ha pilaf dhe pi raki, e fillon drekën me plons dhe në aksham i fut grosh e pastaj tapë.
“Dëgjova njërin që doli në një kazan dhe tha nuk duam investime turke, por ai kur ngrihet ha pilaf dhe pi raki, e fillon drekën me plons dhe në aksham i fut groshë dhe pastaj tapë. Pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po iu vjen”, tha Rama.
Ndërkohë, në komisionin parlamentar të Ekonomisë të javës së kaluar, Dashamir Shehi deklaroi se është kundër zgjerimit të prezencës turke në Shqipëri.
"Jam kundër zgjerimit të prezencës turke në Shqipëri. Nuk dua investimeve turke. Nuk duam turbulenca të politikës turke në vendin tonë. Bëni oferta për vendet perëndimore. Kromin, metalurgjinë, shkollat, aeroportet po i marrin turqit", u shpreh Shehi.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
40.3%
-
Jo
49.1%
-
Nuk e di
10.6%
Vota total: 7744
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tokë e shkrumbuar, dhe pisha të djegura! Shikoni dëmet që la pas zjarri! Si u zgjua sot Shëngjini
31 Korrik, 09:39
-
Ndryshimet në qeveri, ministrat e rinj betohen para presidentit Begaj
31 Korrik, 09:26
-
Kërkon lirinë me kusht, shtyhet sërish seanca për Fredi Belerin
31 Korrik, 09:17
-
Tiranë/ 58-vjeçari humbi jetën pasi ra nga pallati në ndërtim, arrestohet administratori i firmës
31 Korrik, 09:13
-
Vihen në kontroll flakët në Shëngjin, pritet sërish ndërhyrje me helikopter
31 Korrik, 08:54
-
Çfarë përmban doktrina bërthamore e Rusisë
31 Korrik, 08:31
-
Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët
31 Korrik, 08:22
-
Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë
31 Korrik, 08:09
-
Fatos Çoçoli: SPAK dhe baltëhedhja ndaj tij
31 Korrik, 08:09
-
Përfshihet nga flakët fabrika e këpucëve në Vorë, shtëllunga të mëdha tymi ‘mbulojnë’ zonën (VIDEO)
31 Korrik, 08:01
-
Lufta/ Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh vritet në Iran, grupi palestinez: Përshkallëzim serioz! Austin: SHBA do të mbrojë Izraelin nëse sulmohet
31 Korrik, 07:35
-
'Si e ke njohur partnerin?', Mikela Pupa shuan kureshtjen e ndjekësve
31 Korrik, 07:26