TIRANË - Një ditë pasi kanë dorëzuar listat në kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PS-së kanë komentuar në rrjetet sociale. Për Berishën impakti i listës ishte shumë pozitiv dhe u shpreh i bindur në fitore.
Ndërsa për Ramën pas dorëzimit të listave tani është koha të flitet për Shqipërinë dhe për këtë Rama informoi dhe vizitën e tij nesër në Kopenhagen me deputetet Ditmir Bushati dhe Ermonela Felaj per te treguar programin e Rilindjes.
"Më në fund s'do flitet për lista po për Shqipërinë që duam.Qysh nesër në Kopenhagen, me KM e një vendi fantastik që duam ta kemi më pranë.
BERISHA: IMPAKTI POZITIV
“Impakti i listës ishte shumë pozitiv. Ekipi i fitores për 4 vitet që vijnë”. Ky ka qenë thelbi i reagimit të kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha për listën e deputetëve të PD-së, të shpallur mbrëmë pas dorëzimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të listave të kandidatëve për deputetë. Këto komente Berisha i ka bërë në faqen e tij në Facebook, duke shprehur edhe “mirënjohje ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve të tij për kontributin dhe mbështetjen e çmuar në 4 vitet që shkuan”. Berisha ftoi “të gjithë anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim të ecim së bashku drejt mandatit të tretë, mandatit të Shqipërisë së zhvilluar, Shqipërisë Europiane. Fitore! Sb”.

(Foto: Postimi i Berishes ne facebook)
(ma/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

— Edi Rama (@ediramaal) May 7, 2013Drejt Danimarkes me deputetet Ditmir Bushati&Ermonela Felaj per te treguar programin e ambicien tone per te rilindur Shqiperine #RILINDJE
— Edi Rama (@ediramaal) May 7, 2013

(Foto: Postimi i Berishes ne facebook)
(ma/sg/shqiptarja.com)