Rama: Tani investime në bujqësi
Lini llaç e tulla, s'japim lëmoshë

Rama: Tani investime në bujqësi<br />Lini llaç e tulla, s'japim lëmoshë
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një thirrje të qartë ndaj investitorëve vendas, që të kthejnë sytë nga fshati dhe ta shohin investimin në bujqësi e blegtori si një mundësi e mirë për të rritur të ardhurat e tyre. Duke folur në hapjen e një prej punishteve të reja dhe moderne të mishit në Tiranë, kryeministri dhe ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, thanë se qeveria do të financojë skemat fituese dhe nuk do të japë më lëmoshë si ka ndodhur në të shkuarën. Për Kryeministrin Rama, promovimi i këtyre shembujve të suksesit përcjellin një mesazh shumë të qartë se Qeveria e ka përcaktuar zhvillimin e fshatit, një prioritet kombëtar.

“Sot për ne zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë, i fshatit në tërësi është prioritet kombëtar, dhe sot ka një politikë tërësisht të re të kalimit nga bujqësia e mbijetesës dhe lëmoshave të shpërndara lart e poshtë pa kriter e pa karar për mbijetesën dhe për qëllime banale elektorale, tek bujqësia e zhvillimit intensive përmes krijimit të shembujve dhe vendosjes së themeleve të një trasnformimi të bazuar tek cikli i mbllur. Është shumë e rëndësishme që të gjithë të vetëdijësohen se ne jemi në dispozicion të atyre që duan të marrin pjesë në betejën e madhe për të kaluar nga mesjeta në kapitalizmin në fshat. Kapitalizmi në kuptimin e marrëdhënieve totalisht të reja të prodhimit, dhe me shtetin. Financojmë shumë më fort skemat që sjellin sukses, fitim, punësim,eksport dhe nuk kemi më punë me shpërndarjen e parave lart e poshtë që treten në lupin e madh të mbijetesës. Nga ana tjetër rritja e eksporteve që vazhdon të konsolidohet si trend këtë vit është një shenjë e qartë që jemi në rrugën e duhur. Vitin e ardhshëm me buxhetin e vitit 2015 dyfishojmë skemat e financimit, dyfishojmë fuqinë financiare në dispozicion të këtyre sipërmarrësve. Dhe i bëjmë thirrje edhe sipërmarrësve që ende nuk i kanë kthyer sytë nga fshati, që e kanë kaluar këtë 20-vjeçar me tulla e me llaç që kursimet e tyre, depozitat e tyre që tani janë edhe të taksuara më shumë t’i nxjerrin nga bankat dhe t’i hedhin për zhvillimin bujqësor dhe blegtoral”, tha Rama.

Ndërkohë për vitin që vjen qeveria ka dyfishuar buxhetin për bujqësinë, duke e vlerësuar si një nga prioritetet kryesore për ekonominë.
 
Skemat e subvencionimit nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural mbështesin çdo sipërmarrës në bujqësi apo blegtori më 50% të financimit për çdo investim të ri në këtë sektor. 

Drejtoresha e AZHBR, Suela Popa tha se skema të tilla realizohen për herë të parë dhe po provohen të suksesshme. Sipas saj, qëllimi i AZHBR është jo vetëm realizimi i investimeve, por edhe përgatitja e fermerit shqiptar për të përfituar nga fondet e BE-së.

“Vitin e ardhëm, ne do të dyfishojmë skemat, të cilat do të bëjnë të mundur jo vetëm mbylljen e ciklit, por mbi të gjitha, rritjen, e vlerës së shtuar në vendin tonë. Qëllimi përfundimtar sigurisht është rritja e punësimit, rritja  eksporteve dhe mbi të gjitha, arritja  standardeve euuropiane. Sfidë jonë nuk është thjesht realizimi i investimeve, por, mbi të gjitha, edhe trajnimi i përfituesve shqiptarë, sepse përveç fondeve të Qeverisë shqiptare, Shqipëria pret të përthithi një portofol mjaft të rëndësishëm investimesh nga fonde të Bashkimit Europian”.

rama

Panariti: Inkurajojmë investimet në blegtori
Ministri Panariti theksoi se krahas qendrave të mëdha të përpunimit të mishit që garantojnë edhe standarde të larta të sigurisë ushqimore, inkurajohet edhe rritja e prodhimit të mishit në Shqipëri, që furnizimi i këtyre stabilimenteve të bëhet nga fermerë vendas.

“Ky investim është sinjal i mirë në këtë drejtim, pasi bën lidhjen e prodhimit blegtoral me tregun. Janë këto pika të mëdha të grumbullimit, përpunimit dhe paketimit që i japin vlerë të shtuar, po njëkohësisht që garantojnë edhe respektimin e standardeve më të larta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore,” - u shpreh ministri Panariti.



rama
 
rama

rama

Sipërmarrësi: Nërtova biznesin pas vite përpjekje, tani dyfishuam kapacitetin e prodhimit dhe punësimin
Vite përpjekjesh për të ndërtuar biznesin e tij dhe në pak muaj, me ndihmën financiare prej 15 milionë lekë që përfiton nga AZHBR ia del të dyfishojë kapacitetin e prodhimit dhe të punësimit në stabilimentin e tij të grumbullimit, përpunimit dhe paketimit të produkteve të mishit.

Kjo është ajo çka i rrëfen Kryeministrit dhe Ministrit të Bujqësisë, sipërmarrësi i një prej investimeve të suksesshme në industrinë e mishit në afërsi të Tiranës, në Prezë.  

Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministrin Panariti ishin sot, në inaugurimin e ambienteve të kësaj sipërmarrjeje, që eksporton në Itali dhe në Kosovë.

“Prodhim, përpunim, magazinim dhe bëjmë ciklin e mbyllur në Shqipëri dhe rritje të kapaciteve magazinuese dhe prodhuese. Me këtë investim, kapaciteti është 2500 tonë, për magazinim e përpunimin mund të shkojë në 24 tonë në ditë,” u shpreh sipërmarrësi. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore