Rama:Tatimet dhe Doganat
kapërcyen kufirin e parashikua
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur raportin e Tatimeve dhe Doganave për muajin shkurt që sipas tij “kapërcyen kufirin e parashikuar nga plani i këtij viti”.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur raportin e Tatimeve dhe Doganave për muajin shkurt që sipas tij “kapërcyen kufirin e parashikuar nga plani i këtij viti”.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama shkruan se për të dytin muaj radhazi “nën vëzhgimin e rreptë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Doganat dhe Tatimet kapërcyen kufirin e parashikuar nga plani i këtij viti; një plan shumë ambicioz dhe mjaft i vështirë, i cili po përballohet deri tani me një sukses që përbën një sinjal të sigurt se rilindja e shumëpritur ekonomike do të jetë realitet i prekshëm i këtij viti kthese vendimtare për ekonominë e Shqipërisë.”
PLANI, TATIMET KANË MBLEDHUR 1.2 MILIARD MË SHUMËNë vijim kryeministri, njëkohësisht kreu i PS-së, Edi Rama bën të ditur shifrat e të ardhurave që janë realizuar nga dy drejtoritë, Tatimore dhe Doganore.
Adminstrata Tatimore ka realizuar planin me 102.5 % duke mbledhur 12 miliardë e 295 milionë lekë të ardhura, 1.2 miliard lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ose një rritje prej rreth 16% më shumë.
Administrata Doganore ka realizuar planin e të ardhurave për muajin Shkurt 104 % duke arkëtuar 393 milionë lekë më shumë se plani dhe 1.2 miliard lekë më shumë se muaji shkurt 2013.
Të dhënat e përmbledhura të dymujorit Janar - Shkurt 2014, tregojnë se janë mbledhur në total 26 miliardë e 262 milionë lekë, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, rritja është 2 miliardë e 639 milionë lekë ose 11.2 % më shumë.
Në një konferencë për mediat mesditën e sotme, drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj raporti për të ardhurat që ka mbledhur kjo drejtori në muajt janar dhe shkurt, mblodhi 639 miliardë lekë më shumë, se vitin e kaluar.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.1%
-
Jo
48.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9263
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Visar Zhiti: 470 vjet Meshar dhe një lutje presidentit
5 Janar, 22:49
-
VIDEO/ Roma fiton 2-0 derbin kundër Lazios, futbollistët përleshen në 'Olimpico'
5 Janar, 22:40
-
Terri në gjysmën e vendit për 1 orë, zëvendësi i Ilir Metës ja vë fajin dy TEC-eve lundruese që erdhën nga SHBA
5 Janar, 22:39
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
5 Janar, 22:10
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Trofeu i Superkupës diskutohet me Milanin, Inzaghi: Të mësojmë nga gabimet e derbit të fundit
5 Janar, 21:34
-
Zbulohet ditari i panjohur i Gjergj Dimitrovit: Jugosllavët kanë frikë se Stalini po ua heq Shqipërinë nga duart
5 Janar, 21:27
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane
5 Janar, 20:37
-
VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë
5 Janar, 20:36
-
VIDEO/ Gol 'in-extremis', PSG mposht 1-0 Monacon dhe fiton Superkupën e Francës
5 Janar, 20:02
-
Austria, drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga partia e ekstremit të djathtë
5 Janar, 20:00