DURRES - Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një vizitë në qytetin e Durrësit ku u njoh nga afër me problemet që has biznesi i vogël në këtë qytet. Shumë qytetarë i treguan numrit një të PS se fuqia blerëse ka rënë, ndërsa listat e borxheve shtohen përditë dhe kanë arritur deri në 900 mijë lekë të vjetra.
Biznesmenët e vegjël në Durrës janë shprehur të braktisur nga Shteti duke theksuar se fati i tyre është në dorë të Zotit.
Nga ana e tij, Rama e cilësoi si të patolerueshme një situatë të tillë dhe premtoi se me ardhjen e PS-së në pushtet do të hiqet taksa e biznesit të vogël me qëllim nxitjen e rilindjes ekonomike.
Gjatë kësaj vizite në qytetin bregdetar, në vend të ngjalave të ofruara nga politikanët, kryesocialisti Rama ka preferuar qoftet e dhuruara me bujari nga tregtarët e thjeshtë.
(im/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com