Rama te Dogana: Përmirësoni
financat, ose do ketë ndëshkime

Rama te Dogana: Përmirësoni<br />financat, ose do ketë ndëshkime
TIRANE  -  Kryeministri, Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe ai i Financave, Shkëlqim Cani, morën pjesë në analizën vjetore të drejtorisë së Doganave. Kryeministri Rama ka mbërritur të martën paradite në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për një takim 40 minutësh me drejtorët rajonalë dhe ata të drejtorisë së Përgjithshme. Rama u ka kërkuar drejtuesve te doganës që për 2016 të punojnë për të përmirësuar performancën financiare, pasi në të kundërt nuk do mungojnë ndëshkimet. Drejtoresha e Doganave, Pranvera Fagu, bëri një bilanc të punës së këtij institucioni. Shefi i qeverisë ndër të tjera u bëri apel drejtuesve të doganave të përmirësojnë cilësinë e shërbimit karshi klientëve.
 
Objektivat
Kjo është vizita e dytë në harkun e tre muajve që nga ajo e Nëntorit të vitit të kaluar. Mësohet se Rama ka kërkuar më shumë përpjekje për të përmbushur objektivat për vitin në vazhdim duke mos përsëritur dështimin e 2015. Në dalje as kreu i qeverisë dhe as dy ministrat prezentë nuk bënë asnjë deklaratë për mediat. Drejtoresha Pranvera Fagu ka vazhduar më vonë mbledhjen me drejtorët rajonalë duke diskutuar për fokusin që do të ketë administrata në muajt në vijim.
 
Pezullimet
Pas vizitës së parë të Kryeministrit në Drejtorinë e përgjithshme të Doganave, nëntorin e shkuar, njëzet e një drejtues të lartë të Doganave u pezulluan pa afat për shkak të performancës së ulët në mbledhjen e të ardhurave. Kjo furtunë shkarkimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave erdhi pas një "inspektimi" që kryeministri kishte kryer një javë më parë në këtë institucion. Burime nga Doganat thanë për Shqiptarja.com se pezullimi nga detyra i këtyre drejtuesve erdhi menjëherë pas publikimit të shifrave për mbledhjen e akcizës. U pezulluan 4 zëvendësdrejtorë të Drejtorisë së Përgjithshme, nga të cilët 2 pritet të shkarkohen. Gjithashtu janë pezulluar edhe disa drejtorë rajonal në disa qytete por edhe doganierë të thjeshtë.
 
Të ardhurat
Motivacioni kryesor i kësaj mase është performanca e ulët në mbledhjen e të ardhurave. Për rrjedhojë të gjithë drejtuesit e pezulluar do të dalin para Komisionit Disiplinor të Administratës Publike. Komisioni mund të vendosë transferimin në një pozicion tjetër, uljen në detyrë ose shkarkimin nga puna. Të ardhurat e munguara buxhetore, në raport

me planin, me vlerë me 15 miliardë lekë në fund të periudhës 11 mujore për vitin 2015 janë krijuar në masën 63 për qind nga doganat. Ne vlera neto administrata doganore arkëtoi 9.5 miliardë lekë më pak se plani, sipas statistikave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave. Vetëm në muajin nëntor deficiti i të ardhurave në dogana në raport me planin ishte 3.4 miliardë lekë, nga të cilat 1.9 miliardë lekë më pak ishin nga TVSH –ja dhe 1.4 miliardë nga akciza. Për 11 mujorin, doganat rezultuan me një mosrealizim ­ 6.8 % në raport me planin e periudhës dhe ­5.3 për qind në krahasim me faktin e 2014. Ne analizën që doganat kanë bërë për këtë çështje mësohet se, kanë ndikuar negativisht importi më i ulët i cigareve dhe i energjisë elektrike. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat