Rama: Të dyfishohemi në PS, që
të zhbëjmë bllokun antireformë

Rama: Të dyfishohemi në PS, që<br />të zhbëjmë bllokun antireformë
Kryeminsitri Rama i ka cilësuar bllok anti-reformë të gjithë ata që përpiqen të hedhin baltë mbi mundin e reformave që po ndërmerr qeveria për të organizuar vendin. Në ceremoninë e anëtarësimeve të reja kryeminsitri tha se zgjidhja është të forcohet Partia Socialiste përmes këtyre anëtarësimeve. 

Rama i'u përgjigj se duhet forcuar më tepër kjo parti e cila sipas tij ka ndërmarrë reforma të domosdoshme por që kanë krijuar një front kundërshtie që udhëqihet nga qeveria e vjetër.

 “PS po bën çmos të bëjë reforma rrënjësore. Sot ka nevojë të dyfishojë anëtarësinë e saj për të forcuar edhe më tepër reformat, sepse reformat kanë krijuar një front kundërshtie që kanë mbledhur forca të ndryshme, individë të ndryshëm kundër reformave dhe ky front kundërshtie që udhëhiqet nga qeveria e vjetër ka synimine të qartë të deformojë të vërtetën duke abuzuar nga vështirësitë, të spekullojë dhe sajojë gjëra të paqenë shifra të pavërteta për tu thënë njerëzve se reformat po sjellin dëme të mëdha. Ka arritur në atë pikë që papunësia është rritur. Ekonomia ka rënë, të gjitha të pavërteta. Reformat janë e vetmja rrugë për të bërë shtet dhe për të transformuar hapësirën e ndërveprimit mes nesh”

Kryeminsitri tha se njerëzit kanë arsye të forta për t’u bërë pjesë” e Partisë Socialiste

"Anëtarësimet janë në funksion të shërbimit të vetes dhe familjes. Sot, në këtë proces të rëndësishëm anëtarësimesh të reja, kemi shumë gjëra për të thënë. Pas 2 vitesh e gjysmë në krye të qeverisë, jemi të inkurajuar nga rezultatet e para të reformave të thella dhe të rëndësishme që kemi ndërmarrë. Na vjen mirë që mund t’i themi njerëzve se kanë arsye të forta që të bëhen pjesë e PS-së. Falë mbështetjes që PS-ja mori për drejtimin e vendit, njerëzit paguajnë tashmë më pak taksa”, tha kreu i qeverisë, i cili renditi edhe arsye të tjera, të cilat, sipas tij, duhet të bindin njerëzit të bëhen pjesë e Partisë Socialiste."-tha Rama

Përmes një aktiviteti organizuar në selinë rozë në kryeqytet ku ishin të pranishëm deputetë e ministra të qeverisë, kryeministri Rama tha se me këto prurje të reja synohet organizimi i partisë.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois