Rama te Nishani për rotacionin
e pushtetit pa probleme të reja

Rama te Nishani për rotacionin<br />e pushtetit pa probleme të reja
TIANE - Për herë të parë pas rezultateve të zgjedhjeve të 23 qershorit, Kryeministri i ardhshëm i vendit, Edi Rama në një takim me presidentin Bujar Nishani kërkoi garanci nga ky i fundit se tranzicioni i pushtetit nga demokratët tek të majtët pas më pak se dy muajsh të bëhet pa mbartjen e problemeve të reja.

Takimi i nisur në orën 12:30 minuta përfundoi rreth orës 13: 15 minuta dhe Joniada Koçi, gazetarja e Tv A1 Report. informoi se ishte kërkuar nga vetë kreu i PS-së Edi Rama.  Ajo çka ra në sy ishte fakti se për kryeministrin Rama ishte vënë në dispozicion nga ana e presidencës hyrja dytësore e institucionit.

Pas takimit Rama nuk ka dhënë asnjë prononcim për median por ka preferuar të postojë në Twitter arsyen e këtij takimi të cilin e quajti pozitiv.
Burime nga PS bëjnë të ditur se pjesë e bisedimeve kanë qenë dhe shqetësimet në lidhje me vendimet që qeveria në ikje e Berishës po merr pas 23 qershorit. 

PRESIDENCA: NE TAKIM U FOL PER TRANZICIONIN E BUTE TE PUSHTETIT
Në një njoftim për shtyp të presidencës të publikuar rreth orës 14:00 thuhet se mes dy bashkëbiseduesve janë shkëmbyer mendime per një tranzicion të butë të pushteteve dhe për një bashkëpunim të frytshëm institucional, në interes të forcimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor.

"Presidenti i Republikës Bujar Nishani priti sot në një takim Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zotin Edi Rama. Presidenti Nishani e uroi zotin Rama për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit, si edhe për suksese në zbatimin praktik të programit politik, në të mirë të qytetarëve të vendit dhe të ardhmes evropiane të Shqipërisë. Presidenti Nishani dhe kryesocialisti Rama shkëmbyen mendime per një tranzicion të butë të pushteteve dhe për një bashkëpunim të frytshëm institucional, në interes të forcimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor."
- thuhet në njoftimin për shtyp.

rama te nishani
(Foto: Rama sot ne presidence)

rama te nishani
(Foto:Rama duke dale nga makina ne presidence)

 Ndërkohë që po sot paradite në një prononcim për tv A1 Report, nga selia e PS-së Damian Gjiknuri tha "kjo qeveri prapë po vepron me papërgjegjshmëri dhe populizëm për të përplasur qeverinë e re me objektivat të cilat ishte votuar me dëmin që po vazhdon t'i bëjë Sali Berisha me vendimet që vazhdon e merr”.

Ky është takimi i parë që kreu i PS-së i cili në shtator do të drejtojë qeverinë e vendit zhvilloi me Kreun e Shtetit pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit vjen ne te njejten dite me 49 vjetorin e tij.

49 VJETORI E GJEN KRYEMINISTER TE VENDIT
Ditën e sotme Rama feston 49 vjetorin dhe ditën e tij  të punës në selinë PS e nisi me urime. Gjatë gjithë ditës krryesocialisti ka marrë në zyrën e tij buqeta te ndryshme me lule.  Ajo çka spikaste ishte se nje pjese e madhe e dergusve kishin zgjedhur si dhurate lule ne ngjyre te purpurt si vetë ngjyra e partisë ose kishte dhe nga ata që paketimin e kishin e bërë në këtë ngjyrë. Stafi i Partisë Socialiste i rezervoi një festë surprizë me lule dhe urime në katin e dytë të kësaj selie, para se ai të drejtohej në presidencë.
 
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë