Rama te Njësia 5:Na duhen votat
e shumicës, të qeverisim vetëm

Rama te Njësia 5:Na duhen votat<br />e shumicës, të qeverisim vetëm
TIRANE- Partia Socialiste zhvilloi këtë pasdite një miting elektoral në njësinë nr.5 në Tiranë, në bastionin historik të së majtës. 

Në këtë takim merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama si dhe deputetë të PS në Qarkun e Tiranës. 

Rama kërkoi sërish votën e kryeqytetasve për të bërë të mundur sigurimin e shumicës nga PS në Kuvend, në mënyrë që kjo forcë politike të qeverisë e vetme pas 25 Qershorit dhe të mos mbajë të tjerët në prehër, siç u shpreh Rama. 

"Që të punojmë për njerëzit na duhen votat e një shumice që timonin ta kemi vetë dhe të mos kemi të tjerë në prehër me një dorë në timon dhe me një dorë të zënë, që do të thotë se për të ecur drejt e shpejt, aty ku të gjithë ne së bashku duam, nuk mund të kemi atë rezultat që duhet sot menjëherë dhe jo pas disa vitesh, nëse nuk e kemi përgjegjësinë vetë. 

Nuk mund të arrijmë të bëjmë shtetin që duam atëherë kur duhet, dmth sot dhe jo pas 10 vjetësh. Besoj se me marrëveshjen që bëmë bëmë provën, sepse na u dha mundësia, që ne jo vetëm nuk kemi armiqësi me kundërshtarët tanë.

Shpëtuam Lulin, shpëtiam dhe PD si partia që u mbyll në çadër nga frika e drejtësisë dhe iku nga zgjehdjet për të mos i dhënë jetë drejtësisë, tani demokratët duhet të votojnë PS qëe të na kthejnë detyrimin ndaj Shqipërisë. Ne iu shpëtuam Lulin, ata duhet të shpëtojnë Shqipërinë nga Luli, sepse Luli nuk është i përgatitur akoma as për të qenë Kryeministër dhe as për të ndenjur zgjuar kur fiken kamerat dhe kur mbyllet televizori
". 

Rama: Fahri Balliu fytyra më e sinqertë e PD-së
Kryeministri Rama nuk ka kursyer sulmet as ndaj Fahri Balliut, gazetarit pranë PD-së, djali i të cilit është kandidat në listën e Bashës.

Duke folur në një takim elektoral në Njësinë nr.5 në Tiranë, Rama po fliste për ata që i cilëson si analistë të tepsisë.

Fytyra më e sinqertë nga këta analistët e tepsisë është Fahri Balliu. Ai as që do t’ia dijë, as për ju, as për Saliun dhe as për Lulin. Ai do t’ia dijë vetëm për shërbetin e vet”, tha Rama.

Tahiri: PS, alternativa e vetme, partitë e vogla duan tepsinë e pushtetit
Kreu i PS për Tiranën, Saimir Tahiri, u shpreh para simpatizantëve se në 25 Qershor ka vetëm një alternativë dhe kjo është PS-ja. Tahiri i është rikthyer mesazhit që zgjedhësit në 25 Qershor duhet të mos i shpërdorojnë votat sipas tij, për partitë e vogla.

Saimir Tahiri e ka ashpërsuar gjuhën retorike edhe ndaj aleatëve në 4 vitet e fundit, duke pranuar se këto parti nuk kanë hezituar t’i vendosnin shkopinj nën rrota, pushtetit.

“Të largohemi nga politika e vjetër, të mbyllim kapitullin 25 vjeçar. Këtu ka 18 vjeçarë, që lindën kur Berisha ishte President, e sot e shohin prapë Berishën kandidat për deputet.

Miqtë e mi, ka plot parti që sot dalin dhe u kërkojnë votën njerëzve. Ka parti të vjetra, ka parti të reja. Mos u gënjeni nga askush. Ata duan vetëm një dorë te tepsia e pushtetit, që të rrjepin pushtetin duke rrjepur 4 vjet njerëzit që pastaj të rrjepin prapë zgjedhjet dhe pastaj të pasurohen në kurriz të njerëzve. Mos u gënjeni nga ata. Ka vetëm një alternativë. Kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë.

Ne kemi qeverisur 44 muaj dhe shumë prej jush kanë menduar, pse e bëtë kështu? Pse me shkopinj nën rrota!? Pse me ata që i kishit në krah dhe s’i keni në krah? Shumë nga ju kanë menduar, duhet të kandidoni vetëm. 

Partia Socialiste në zgjedhje duhet të shkojë vetëm. Dhe ne kështu e bëmë”,
deklaroi Tahiri, i përfshirë në replika në distancë me krerë të LSI-së ditët e fundit. 

“Ka plot gjëra që si kemi bërë, ndjesë me përulje për gjërat që si kemi bërë, të cilat do ti bëjmë me mundësinë që do na jepni në 25 Qershor. Nëse edhe një i vetëm mendon që ne jemi njëlloj, kjo është fitorja më e madhe e atyrë nuk na duan. Ne u japim mundësi të gjithëve, ata vetëm fëmijëve të tyre. Ndaj ka vetëm një mundësi, është PS”, apeloi kreu i PS-së së Tiranës, në mitingun e mbajtur në njësinë 5 në kryeqytet ku rikandidon Pandeli Majko.  

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024