TIRANE - Kryeminisitri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në inaugurimin e shkollës austriake profesionale ‘Hermann Gmeiner’ në fshatin SOS, u bëri thirrje të rinjve që t’i bashkohen arsimit profesional, duke e cilësuar atë si e ardhmja, dhe mundësia e punësimit në të ardhmen është më e madhe.
Sipas tij, në vend ka një rënie të cilësisë së krahut të punës në Shqipëri, duke e cilësuar kështu një boshllëk që siç theksoi kreu i qeverisë, mund të mbyllet vetëm përmes arsimi profesional.
“Kemi një rënie dramatike të cilësisë së krahut të punës në Shqipëri dhe është fakt e konfimuar nga njerëzit e biznesit se sa e vështirë është bërë të gjesh krah pune të kualifikuar. Dhe kemi krijuar një hendek shumë të madh mes një pjese të popullit me diplomë dhe një pjese tjetër pa asnjë akses në arsim. Ky boshllëk mund të mbyllet përmes arsimit profesional. Duhet tu themi të rinjve që kanë vullnetin për të vazhduar arsimin e lartë, dhe një rrugë tjetër për ata të rinj që kanë talentin në arsimin profesional. Për më tepër, arsimi profesional i fokusuar tek teknologjia e re, ndërtohet me largpamësi e ardhmja.” theksoi Rama

Rama: Në BE, vendet me numrin e lartë të arsimit profesional, kanë më pak papunësi
Duke përshëndetur edhe hapjen e shkollës profesionale austriake, Rama theksoi se shembulli për tu ndjekur është pikërisht Austria, ku siç theksoi ai ka bërë investimet më të mëdha në arsimin profesional. Po ashtu Rama u shpreh se edhe vendet që kanë investuar më së shumti në këtë drejtim, kanë edhe numrin më të ulët të papunësisë.
“Dhe për më tepër shkolla që ne përgëzojmë sot është një shkollë që ofron një diplomë të vlefshme në Austri dhe Shqipëri, dhe duhet theksuar se Austria është ajo që është sot në BE, për faktin se ka investuar më shumë se të tjerët në dije dhe në arsimin profesional. E njëjta gjë mund të thuhet për Gjermaninë e vendet e tjera. Po të shohim vendet e BE, ata që kanë më të ulët numrin e papunësisë janë ata me numrin më të lartë të arsimit profesional. Po këto vende kanë edhe numrin më të lartë të investimeve.” tha ndër të tjera Rama

Rama: Kush zgjedh zanatin, punësohet në 62.4% të rasteve
Kryeministri Rama e cilësoi arsimin profesional si një kthesë të cilën po ndërmerr vendi duke shtuar se nisur nga faktet 62.4% e të rinjve që kanë zgjedhur këtë drejtim janë punësuar. Gjithashtu Rama nënvizoi se numri i studentëve që kanë zgjedhur arsimin profesional gjatë këtij viti ka shënuar një rekord që nuk shënohej që prej 1994.
“Po bëjmë një kthesë të vendosur edhe pse duhet të rrisim shpejtësinë, dhe praktikisht po të shohim në të dhënat e fundit të punësimit, në 62.4% të rasteve janë punësuar, ata që kanë ndjekur gjimnazin në 40%, pra 20% më shumë punësimi i kanë pasur ata që kanë ndjekur arsimin profesional. Po të shohim kuadrin e papunësisë, ku 15% e atyre që kanë ndjekur arsimin profesinal janë të papunë. Ky është një tregues që flet vetë se sa e drejtë është zgjedhja që kemi bërë dhe se sa në hava kanë qenë të gjitha kundërshtoitë ndaj kësaj zgjedhje.” u shpreh kreu i qeverisë.
Rama: Mjedisi i mësimit dhe eksperiencës të jetë një
Shefi i qeverisë, nënvizoi se deri më tani, shkollat profesionale nuk kanë pasur cilësinë e duhur të mësimdhënies. Megjithatë, Rama bëri të ditur se kjo po ndryshon, ku u shpreh se një nga nismat e qeverisë është edhe zhvillimi i mësimit pranë bizneseve. Në këtë drejtim, Rama tha se aktualisht kjo është në nivelin 30% të orëve të mësimit, por nënvizoi se qëllimi i qeverisë është të arrijë në gjysmën e orëve të mësimit.
“Ndërkohë jemi dëshmitarë se shkollat profesionale në ato pak vite të hapura në këto vite kanë dështuar se nuk kanë pasur cilësinë e duhur. Shkolla ku mësohet se si të bëhet elektriçist ku poçi vizatohet në tabelë. Dhe ku mësuesja mbetet tu thotë se teli është ajo gjëja që lidhet për të bërë dritë. Gjëja tjetër është se shkollat profesionale po ndryshojnë ku siç e ka kjo shkollë, 30% e mësimit bëhet pranë bizneseve. Nuk është maksimumi pasi duhet të shkojmë në nivelet 50%. Sigurisht që edhe kjo do të ishte e pamjaftueshme nëse nuk do të garantonim që mjedisi i mësimit dhe eksperiencës të jetë një.” tha kryeministri i Shqipërisë
Në hapjen e shkollës austriake ishte i pranishëm edhe Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj si dhe ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Tomas Shnëll.

(Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj gjatë hapjes së shkollës austriake)
Veliaj: Fund kohës kur në shkolla profesionale kishte vetëm nxënës të dobët
Në fjalën e tij, ministri Erjon Veliaj, i pranishën në hapjen e shkollës austriake, tha se koha kur shkollat profesionale frekuentoheshin vetëm nga nxënës me rezultate të dobta ka mbaruar dhe se këtë vit kërkesat për arsimin profesional janë rritur dukshëm.
“Më vjen mirë që shkolla “Hermann Gmeiner” është model i sfidës tonë për arsimin profesional. Kemi arritur në atë pikë kur njerëzit po shtyhen të çojnë fëmijët e tyre në shkollat tona profesionale, ndërkohë që deri dje kjo ishte e paimagjinueshme”, tha Veliaj.
Veliaj: Këtë vit u rrit numri i nxënësve të regjistruar në arsimin profesional
Sipas tij, shkolla austriake e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është vendi i duhur për ata të rinj që kanë sensin e garës, kanë talent dhe janë të motivuar. Mesatarja e nxënësve të pranuar këtë vit në këtë shkollë është mbi 8.5, çka tregon për cilësinë që ajo ofron. Veliaj tha se lajmi më i mirë këtë vit ishte rritja e numrit të nxënësve të regjistruar në arsimin profesional.
“Vjet në shkollat tona profesionale mbaruan studimet 3900 vetë, ndërkohë sivjet janë regjistruar rreth 6000 të rinj. Ky është lajm i mirë jo vetëm për shkollat profesionale, por edhe për faktin se statistikat, zyrat e punës dhe tregu i punës tregojnë se e ardhmja është drejt arsimit professional”, tha ai.

(Në foto: Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj në fjalën e tij gjatë hapjes së shkollës austriake)
Veliaj: Hapja e shkollës austriake, nuk i ka kushtuar asnjë qindarkë taksapaguesve
Duke vijuar më tej, ministri Veliaj theksoi se edhe shkolla “Hermann Gmeiner” nuk i ka kushtuar asnjë qindarkë taksapaguesve.
“Për cinikët që pyesin se si mund të bëhen gjërat pa tendera, kjo është shqetësuese. Ne besojmë se detyra e qeverisë nuk është vetëm shpenzimi i parave të taksapaguesve, por edhe të mobilizojë burime në komunitet me ato kompani që kanë përgjegjshmëri sociale, që janë histori suksesi në Shqipëri dhe i japin diçka mbrapsht komunitetit, qoftë një shkollë apo një laborator”, u shpreh ministri Veliaj.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO