Rama- të rinjve: Bota është e
juaja, nuk keni nevojë për miq

Rama- të rinjve: Bota është e<br />juaja, nuk keni nevojë për miq
Kryeministri deklaroi se së shpejti do të ketë një linjë ajrore nga Shqipëria për Europën Juglindore, e cila më pas do të shtrihet edhe në Perëndim.
 
"Linjë ajrore do të mbulojë Shkupin, Prishtinën, Podgoricën, Sarajevën, Zagrebin dhe gjithë Europën Juglindore, por më pas edhe pjesën e Perëndimit" tha ai në aktivitetin me të rinjtë e Shqipërisë dhe të Kosovës në 'innovation hub' për start up ne teknologji.
 
Rama gjatë bisedës me të rinjtë iu drejtua me fjalët 'Sot bota është e juaja, nuk ka nevojë që të keni miq, apo babanë të njohur'.
 
Kryeministri inkurajoi të rinjtë që të besojnë në ëndrrat e tyre. 'Messi kur ishte i vogël në një lagje të vogël si 'Bathorja' e Bueos Aires thoshte do të luaj në 'Camp Nou' dhe në fund e arriti, prandaj duhet të besoni në ëndrrat tuaja

Kryeministri u njoh me arritjet e të rinjve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova në iniciativat që kanë ndërmarrë, ndërsa vlerësoi nisëm për komisariatin dixhital.
 
"Komisariati dixhital app-i më i shkarkuar në Shqipëri pas Facebook, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, e ka ndihmuar shumë rendin për të gjitha shkeljet dhe ka ndihmuar edhe llogaridhënien në policinë e shtetit" tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij