Rama të rinjve socialistë:
Jeni forca që sjell ndryshimin

Rama të rinjve socialistë:<br />Jeni forca që sjell ndryshimin
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar rininë eurosocialiste si një forcë të madhe e cila mund të sjellë ndryshim.

Teksa ka folur në Kongresin e internacionalistes së të rinjve socialistë që po mbahet në Shqipëri, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta Kryeministri ka shtuar se, organizatat rinore janë jetësore në politikë.

Ai ka shtuar se, politika është mjeti më i mirë për të bashkuar forcat dhe sjellë ndryshimin, ndërkohë që ka ftuar të gjithë të rinjtë që të vizitojnë Shqipërinë, pasi ajo nuk është e mërzitshme asnjëherë.

"Është kënaqësi e veçantë të takohem me ju dhe e merituat plotësisht që unë dhe Kryetari i Parlamentit t’ju prisnim, sepse na thanë që keni qenë duke festuar deri herët në mëngjes. Besoj se kjo është një pjesë e rëndësishme e jetës dhe e politikës. Fjalën timen shumë do të doja ta hapja me një citim nga një aktivist i mirënjohur amerikan, i cila ka thënë: “Kush mendon se është shumë i vogël për të bërë ndryshim, nuk është zgjuar kurrë nga gjumi, nga një mushkonjë”. Unë besoj fort se çdokush mund të bëjë ndryshim, pavarësisht madhësisë ose vendit. Por, sigurisht, politika është mjeti më i mirë dhe unik për të bërë një ndryshim të madh, duke bashkuar forcat dhe duke bërë të mundur bashkë me të tjerët ndryshimin që askush nuk e sjell dot i vetëm. Në lidhje me këtë besoj fort se Organizatat Rinore janë absolutisht vitale për politikën dhe për përpjekjen e çdo komuniteti dhe çdo shoqërie për të sjellë ndryshime në jetë.

Dua të falënderoj shumë, Organizatën Rinore të dy partive tona simotra të koalicionit në Shqipëri, të cilat kanë punuar fort së bashku për të organizuar këtë event dhe jam i sigurt që do të jenë shumë mikpritëse ndaj jush, për të siguruar që gjithsecili prej jush do të dojë të kthehet përsëri në Shqipëri, së shpejti. Sepse Shqipëria është një vend i bazuar në stereotipin që pasi vjen njëherë, kërkon të kthehesh përsëri. Nuk kam njohur askënd që ka vizituar Shqipërinë dhe nuk ka dashur të kthehet më. Kjo për faktin se Shqipëria ka shumë probleme, por ka dhe një sekret, nuk është asnjëherë e mërzitshme.

Duke ardhur këtu dhe duke mbajtur këtu Kongresin tuaj, po ndihmoni shumë të rinjtë tanë, jo vetëm organizatat tona, por edhe të tjerët, që të mendojnë sesi të përforcojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në të paktën 3 gjëra të rëndësishme: arsim, punësimin e të rinjve dhe gjithëpërfshirjen sociale. Këto janë gjëra të mëdha të politikës, që mund të adresohen në mënyrë të duhur dhe efikase, nëse më shumë të rinj përfshihen dhe zëri i tyre dëgjohet më mirë.

Më lejoni ta mbyll, edhe një herë duke u falënderuar të gjithë ju që jeni këtu dhe duke ju uruar një qëndrim sa më të këndshëm dhe një punë të suksesshme në këtë aktivitet, duke cituar një shkrimtar shumë të mirë latinoamerikan, Eduardo Galeano, i cili ka thënë: “Nuk besoj në bamirësi. Besoj në solidaritet. Bamirësia është vertikale, solidariteti është horizontal. Bamirësia vjen nga lart poshtë, solidariteti respekton tjetrin dhe kështu bën të mundur që ne të mësojmë nga njëri-tjetri”.Shumë faleminderit! Kalofshi bukur në Shqipëri dhe me njëri-tjetrin dhe sigurohuni që të merrni gjithë energjinë pozitive nga njëri-tjetri dhe ta përcillni atë në vendet tuaja
", - tha Rama.

edi rama me sociakistet
rama me socialistet

Internacionalja socialiste u përshëndet edhe nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i cili ka theksuar se ky kongres është ëndrra e tij e 23 viteve.
 
Kongresi në Tiranë ka qenë ëndrra ime 23 vjet më parë dhe sot është një ëndërr që bëhet realitet. Jeni një komunitet me të rinjë që punoni për drejtësinë sociale. Këto parime kërcënohen nga sfidat që refuzohen nga injoranca dhe kjo gjë është në një rrezik të madh. Disa vende përballen me këto sfida” ka shtuar ai.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?