Rama: Teatri i ri Kombëtar ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare do të hyjë në Europë me dinjitet (VIDEO)

TIRANE-Kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën me Teatrin e ri Kombëtar. Teksa ka postuar një video në facebook nga Teatri i Operas e Baletit, Rama shkruan se edhe Teatri i ri kombëtar do të bëhet pjesë e famës botërore.

"Me këtë provë shembullore të vizionit e ambicies sonë për institucionet kombëtare të artit e të kulturës në Shqipërinë e shekullit XXI, ku shihet fare qartë edhe dallimi i madh mes dy botëve që u përplasën për Teatrin e Ri Kombëtar...

Teatri i Operas e Baletit të Shqipërisë që ka nxjerrë yje me famë botërore, sot ka hyrë në Europë me hapësirën e kushtet e reja dhe skena me sallën e saj nuk është më një vrimë e ftohtë për artistët dhe publikun, po një vatër kënaqësie për krijuesit dhe dashamirët e atij teatri.

Nesër, do të hyjë po kështu në Europë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë, që gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh, ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare dhe ku publiku s'e pati kurrë dot, dinjitetin e konsumatorit të ushqimit shpirtëror..." shkruan Rama.

Teatri i Operas dhe Baletit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I can t breath: 31/05/2020 13:05

    Presim protesta te fuqishme Per te ngjallur teatrin si ne USA

    Përgjigju
  • Leka I Math: 31/05/2020 11:09

    Para kalo!...je nr.1

    Përgjigju
    • Vdekje fashizmit.: 31/05/2020 13:27

      Qente le te lehin, koken e tyre do te hane.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën