Ankesat/ Rama telefonon qytetarët: Shkoni paguani dritat, lekë në dorë nuk ka, ne do ju mbajmë vetëm frymën (VIDEO)

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme komunikimin e tij të përnatshëm duke njoftuar problemet që ka zgjidhur skuadra e bashkëqeverisjes, por edhe duke telefonuar vetë qytetarët që kanë bërë ankesat për problemet që kanë. Kryeministri u kërkoi qytetarëve që të respektojnë rregullat, pasi në të kundërt do të gjobiten.

"Aplikacioni për të dalë është plotësisht funksional. Tani kemi detyrim të zbatojmë rreptësisht ligjin. Nesër policia nuk mund të sensibilizojë por ndëshkojë. Një person i vetëm me leje nga shtëpia' tha ai. Gjithashtu, Rama tha se "kemi publikuar sot mekanizmin për lëvrimin e parave në dispozicion, për ata që janë punë pasi u mbyll biznesi i vogël, për ata që janë me ndihmë ekonomike, që do të dyfishohet dhe pastaj do të spostojmë operacionin drejt pensionistëve dhe familjeve të veçanta në situatë të vështirë".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:32
Duhet të dilni në komision por u mbyllën? Rama sqaron çfarë ndodh me ata që marrin KEMP (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama sqaroi se të gjithë ata që marrin KEMP dhe në këtë periudhë që gjithçka është mbyllur kishin datën për të dalë para komisionit do të vijojnë që të marrin pagesën normalisht. "Të gjithë ata që nuk mund të paraqiten në komision se nuk funksionojnë do të vijojnë të marrin pagesën e paaftësisë" tha Rama.

Ora 20:29
Qytetari: Partitë ikin e vijnë, s'kam punuar asnjëherë! Rama: Do të japim pension social (VIDEO)

Kryeministri: Edi Rama, si jeni?
Qytetari: Mirë flori, si jeni ju
Edi Rama: Këlcyra si duket?
Qytetari: Këlcyra mirë është por unë jam i papunë që kur ka filluar demokracia, as punë dhe as gjë. Vjen PD-ja, ikën PS-ja, tani po bëj letrat për pension. Gruan e kam me shëndet mendor, një ilaç e ka të domosdoshëm që i mban trurin në vend dhe të tensionit. Unë jam i papunë, ajo e zyrës së punës asnjë rrugë zgjidhje.
Edi Rama: Ti nuk ke punuar asnjëherë në jetë?
Qytetari: Asnjëherë
Edi Rama: Do të shikojmë nëse është brenda rregullave për të marrë pensionin social
Qytetari: Faleminderit, diell ta bëftë Zoti

Ora 20:13
Kush je ti që i bie telefonit? Qytetari: Jam Fadili, më jep ndonjë lek! Rama: Paguaj dritat (VIDEO)

Edi Rama: Kush i bie këtij telefoni, kush je?
Qytetari: Fadili jam
Kryeministri: Edi Rama jam, i radhë për të marrë qëparë por ishte në gjumë a...nuk e hape
Qytetari: Jo po të kopshti isha
Edi Rama: Se ka edhe nga këto raste që janë edhe në gjumë dhe thonë pse na shqetëson. Çfarë problemi ke?
Qytetari: Kam punuar këtu dhe në Greqi, por tani më është bllokuar puna dhe nuk marrim asgjë, duhen paguar dritat. Duam ndonjë ndihmë
Edi Rama: Ku do të shkosh që do të lëvizësh?
Qytetari: Nga Saranda nga ato male
Edi Rama: Ore ca Sarande, nuk ke punë nëpër male, hajde të përqafoj
Qytetari: Ndonjë ndihmë me ndonjë lek nëpër duar
Edi Rama: Lekë nëpër duar nuk ka, do të mundohemi të mbajmë frymën gjallë
Qytetari: Duhen paguar dritat, ca do të bëjmë?
Edi Rama: Do i paguash të gjitha se nuk ke nga shkon, ne do të ndihmojmë për të ekzistuar
Qytetari: Mos na presin dritat dhe ujin? 
Edi Rama: Dritat janë mall, po i konsumove do i paguash. Nëse konsumohen dhe nuk paguhen përfundojmë të gjithë në humnerë. Dritat do i paguani dhe kaq. Për të mbajtur frymën do u ndihmojmë, jo për të blerë karta telefoni. Nuk hyhet në diskutimin për dritat, prodhohet, nuk vjen nga shiu, deti dhe dielli dhe si i tillë paguhet. Kush e ka më të vështirë ti ndezë sa më pak dhe të kursejë. Jo që kur të dalim nga lufta të përfundojmë në një gropë të madhe si kohërat e tjera që nuk dua ti kujtoj, pasi nuk do të lejoj të kthehen më. Shteti i ka mundësitë e kufizuara.

Ora 20:11
E moshuara: Jam vetëm me plakun, nuk dalim! Rama: Të fala të dashurit (VIDEO)

Kryeministri: Edi Rama jam
E moshuara: Të paftë i madhi Zot t'u o perëndi, faleminderit që m'u përgjigje. Kam vajzën me qira të ndarë në Vlorë. Qiramarrësi ka të shoqen të sëmurë dhe do ta shesë hyrjen dhe do të nxjerrë vajzën nga shtëpia. Tani nuk dimë ca të bëjmë. Beni e quajnë?
Edi Rama: Po sa Beni kemi ne nëpër këmbë. Më jep numrin e vajzës
E moshuara: Nuk ka
Edi Rama: Fol me vajzën kush është qiradhënësi dhe do të marrin në telefon ti japësh kontaktin. Të këqijat për njerëzit do i kalojmë bashkë
E moshuara: Ne jemi dy pleq, nuk kemi lëvizur sikur na ke thënë. Sikur na dërgonin fëmijët ndonjë lekë nga Itali, por tani jam mbyllur
Edi Rama: Të fala të dashurit

Ora 20:11
Qytetari: Po kthehesha nga puna, policia më hoqi lejen e makinës! Rama: Do merrem vetë tani (VIDEO)

Qytetari: Punoj në Tiranë, por banoj në Durrës. E kam lejen, por më ndaloi një polic dhe konstatoi, tha je jashtë orarit, ndërkohë që unë...
Edi Rama: Ca pune bën?
Qytetari: Në bankë? Me hoqi lejen
Edi Rama: Pa merak do ta marr vetë drejtorinë. Ata që kanë leje për punë nuk mund të penalizohen. Ndjesë dhe kurajo, të dala në shtëpi

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 01/04/2020 16:22

    Zoti Rama thirrja juaj per te paguar dritat eshte e drejte ,por ne refugjateve po na vijne fatura afofe kur kemi dy vjet pa shkuar ne Shqiperi . Si do behet kjo pune , kur ne po paguajme taksat dhe energji nuk konsumojme .Qeverise i kerkojme te na ndiojne qe te paguajme ate qe na takpn ο

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'