Rama: Tërheqim medaljet
Berisha bëri veteranë minjtë!

Rama: Tërheqim medaljet<br />Berisha bëri veteranë minjtë!
TIRANE - Dekoratat qe u shpërndanë një vit më parë për 70-vjetorin e çlirimit nga të cilat përfituan dhe persekutorë të regjimit komunist do të tërhiqen nga Qeveria. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe kryeministri Edi Rama konfirmuan lajmin gjatë seancës së të enjtes.

...
Medalja dhënë Shyqyri Çokut nga qeveria e majtë një vit më parë, është vënë në qendër të debateve në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe paraardhësit të tij Sali Berisha. Përballë sulmeve të deputetit demokrat por edhe të përfaqësuesve të tjerë të së djathtë në Kuvend, shefi i mazhorancës tha se qeveria ka marrë vendim për të tërhequr të gjitha medaljet që janë dhënë për 70-vjetorin e Çlirimit nga Ministria e Mbrojtjes. Rama tha se qeveria ra pre e listës abuzuese të veteranëve që Berisha kish dekretuar në vitin 1995 si president në qeverinë Meksi, listë ku është dhe emri i Shyqyri Çokut, hetuesit të At Zef Pllumit. me vendimet e miratuara nga Berisha - tha Rama - edhe Nexhmie Hoxha ka përfituar për vite me radhë pension të veçantë.

"Jeni shumë vonë për medaljen sepse ne e kemi marrë ndërkohë edhe vendimin edhe të gjithë punën e nevojshme jo vetëm për tërhequr të gjitha medaljet që u dhanë me dekretin e Saliut, me vendimet e Saliut, por edhe për të mos lejuar më që të tjerë pas nesh të bien pre e të njëjtit qorrsokak. Unë kërkova një ndjesë për një faj që nuk e bëmë ne, por unë besoj se i takonte për shkak të detyrës, kryeministrit ta kërkonte një ndjesë që duhej ta kishte kërkuar çdo vit për 20 e kusur vite me radhë, fajtori i vërtetë, kryeakuzatori dhe kryefalsifikatori ndër më të mëdhenjtë e historisë së Shqipërisë. Se torturuesin e At Zef Pllumit nuk e futëm ne në listë, e futi Sali Berisha në vitin 1995. Edhe Aranit Çelën, edhe Nexhmije Hoxhën që kanë gëzuar pension të veçantë me vendimet e miratuara nga Sali Berisha. Është një e vërtetë shumë e hidhur. Unë nuk e di pse u desh të plakej ky njeri që të na i zbulonte këta njerëz që nuk e kanë merituar asnjë sekond të kenë nderime dhe përfitime nga shtetit demokratik. Pse u desh që minjtë e kanaleve të torturave të shtetit komunist të kalonin nën mustaqen e shtetit demokratik. Berisha i fshehu nën rreshtat e veteranëve. Fatkeqësisht lindi për një arsye tjetër, u bë 25 vjeç për një arsye tjetër, dhe mohoi të gjitha arsyet për të cilat shqiptarët i dhanë jetë, Partisë Demokratike. Për krimet që bën vet ai akuzon të tjerët sipas rastit, ndryshon vetëm emri. për fajet e veta fajëson të tjerët", tha Rama. 

Berisha: Ligji i veteranit është amenduar, Rama kërko ndjesë
Sali Berisha i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama se ligji për veteranët është amenduar në vitin 2013 ndaj dhe Kryeministri duhet që të kërkojë falje publike.

Sipas Berishës, në nenin 6 të këtij ligji  thuhet “Statusin e veteranit nuk e gëzojnë personat që janë dënuar ose dënohen me vendim gjykate me krime kundër lirisë dhe pavarësisë dhe kriminelët e rgjimit të luftës së klasave të regjimit totalitarë”. 

Ligji nr 8568 dt 23.09 1999 “Për disa shtesa e ndryshime” në ligjin 7874 të 94 “Për statusin e veteranit”  në këto ndryshime neni 6 bëhet “Statusi i veteranit nuk iu njihet e u hiqet personave që dënohen për krime lufte ose veprimtari agjenturore kundër interesave të atdheut”.

Përcaktimin nuk e gëzojnë kriminelët, ti e amendove ligjin. Duhet të kërkosh falje publike që amendove këtë ligj. Anullo dekoratat, rikthe në fuqi lustracionin, amendoje ligjin” tha ai.

Berisha ka shtuar se kryeministri duhet të fshihet se ska pendesë, sipas tij, ai ka kompleksin e turpit.

Ke gjithçka të zezë dhe kur nuk e ke e merr nga Koço kusari” ka përfunduar Berisha.

Rama: Pse e shkeli ti ligjin, ja ku e ke lista e veteranëve të kategorisë së parë që përfitojnë statusin sipas ligjit që zotrote lexove këtu datë 17 nëntor 1994 dhe VKM 3.5.1995. Vendimi i qeverisë tënde dhe mirë vendimi i qeverisë në shkelje të ligjit që paske bërë vet, se nuk e ke problem ti shkelësh ligjet e bën 25 vjet, po pensionet e posaçme për Nexhmien, për Aranitin për këtë torturuesin e At Zefit. Si të shpëtuan ty, ty që nuk të shpëton asgjë. Dhe pse u kujtove tani. Medaljet jo dekoratat se ti nuk e di dallimin ke qenë president, ngaqë e mbushe me pishtarë demokracie Shqipërinë kur ishte president. Dekorata është individuale, medalja është thjesht dëshmi e të qenit në këtë listë, nuk është dekoratë. Është përpjekur Artan Lamja i shkretë me letra që të të sjellë në qytetarët, por nuk vjen në qytetarim ti.

(Demokratët e marrin për ofendim fjalën e Ramës për qytetetërimin, çohen në këmbë Falmur Noka dhe Jozefina Topalli, mbrojnë Berishën).

Pjesa më e bukur është tjera, u kujtove një vit me vonesë për të na akuzuar ne. Vjet nxori Fahiru pa lejen tënde medaljen për Viton, por për Viton nuk flet ti, se Vitos nuk i është tharë akoma fustani nga lotët e tu kur vdiq Hysniu. I thoje ç'na gjeti, na vdiq babushi i madh i partisë.  Vito nuk dinte ç'të bënte, të qante për burrin a të pushonte lotët e tyre. Për Viton s'ke ç'thua, merresh me nipin - Andin e ke personale. I thoje hajde hip në pemë, po ai donte futboll, se ti nuk e di ç'është topi. Pse nuk dilte të mblidhte kumbulla te blloku që të bënte Hysni raki. Kjo është historia jote Sali, dhe historinë për fat të mirë as ti as unë nuk e shkruajmë dot. Ti nuk ke të shkuar se e shkuara të turbullon, por shqiptarët duhet të dëgjojnë se të njëjtën këngë me vrasje, e çdo lloj produkti të skutave më të errëta, ja servir shqiptarëve.

Berisha propozon: Rezolutë për dekorimet dhe ligj për lustracionin
Ish Kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës mbajtur në foltoren e Parlamentit, i ka propozuar deputetëve që të miratojnë rezolutën kundër dekorimit të atyre që kanë bërë krime gjatë komunizmit, apo siç ndryshe i quajti “Xhelatët e komunizmit”. Përveç kësaj, Berisha ka propozuar edhe miratimin e ligjit të lustracionit.
 
Të miratojmë rezolutën, të bëjmë hapin e dytë, lustracionin. Të dënojmë çdo përpjekje për të rikthyer simbolet e të shkuarës së zezë” tha Berisha.

Duke u ndalur tek djegia e bunkerit, në afërsi të Ministrisë së Brendshme, Berisha i tha Kryeministrit se, flakët e dala në bunker ishin flakë kundër tij dhe flakë kundër akteve, që sipas Berishës, Rama po bën.

Lexoji flakët e bunkerit, janë flakë për ty dhe akteve të tua ndaj të atyre që jetuan në bunker dhe ti i’ua rindërton në kujtim të etërve të tu. Njerëzit nuk duan flakë zjarri, por flakë urrejtje” ka shtuar ai.

Berisha ka shtuar se, Kryeministri i vendit rrjedh nga një familje që ka varur në litar poetë, ndërkohë që vetë emërtoi një rrugë me emrin e një prej xhelatëve të komunizmit.
 
Në  vitin 1990 në Qytetin Studenti daja e tij kërkoi tu futen tanket studentëve. Babai i tij firmosi varjen e Havzi Nela vetëm për vargjet. Kur sihte kryetar bashkie emërtoi rrugë me emrin e xhelatit të vërtetë të veriut të Shqipërisë, njeriut që pushkatoi pa gjyq me dhjetra qytetarë shqiptar” tha Berisha.

Berisha shtoi se Rama kremtoi 70 vjetorin e çlirimit me portretin e Enver Hoxhës, por sipas tij, Ligji i vitit 1994 ndalon dhënien status të kriminelëve të luftës së klasave, gjenocidit, konkretisht Neni 6.

“Njeriu që hoqi klauzolën që ndalon dekorimin e kriminelëve të gjenocidit dhe luftës së klasave. Coi në Gjykatë Kushtetuese ligjin e dytë që bëmë ne, në 2008 për përjashtimin nga funksionet publike të xhelatëve” tha Berisha.

Provokator, Provokator, Provokator” ishte etiketimi që i bëri Sali Berisha kryeministrit, Edi Rama

Ora 12:05 Kryeministri Rama rikthehet ne Kuvend, i bashkohet seances

Berisha:  Të vijë këtë xhelati (kryeministri Rama) dhe të mos fshihet prapa të tjerëve se nuk dua të them fjalën.
Të vijë këtu?A erdhi
Të qëndrojë këtu të mos fshihet prapa Mimit por të dalë vet. 

Ora 11:55 Debatet Paloka-Kodheli: Te hiqen dekoratat e persekutoreve
Nga salla e Kuvendit demokratët kërkuan ngritjen e një grupi të përbashkët deputetësh për të hartuar dhe miratuar brenda kësaj seance një rezolutë përmes të cilës të hiqen të gjitha dekoratat që i dhanë dhënë personave që sipas tyre, kanë bërë genoncid dhe kanë ndyer duart me gjaKun e qytetarëve të pafajshëm. Kjo kërkesë vjen pas dekorimit që ju bë 1 vit më parë nga qeveria e majtë, Shyqyri Çokut, hetuesit të  At Zef Pllumit. Meta tha se kërkesa që parashtroi Paloka mund të miratohet në seancën e së henës që pritet të mbajë Kuvendi. Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se qeveria e ka nisur punën e saj për të tërhequr këtë dekoratë, ndërsa theksoi edhe një herë se qeveria "ra pre" e një liste veteranësh të dekretuar nga Berisha si president në vitet '94-95 ku edhe Shyqyri Çoku ishte radhitur si veteranë i kategorisë A.

Paloka: Ti hiqen dekoratat atyre që dihet se kanë ngjyer duart e tyre në gjakun e qytetarëve të pafajshëm. Që tani të ngrihet një grup të përgatisë këtë rezolutë dhe rezoluta të miratohet sot, pavarësisht se ju do përmendini rregullore. nga opozita ka vullnet dhe kryeministri juaj ka thënë se është gati ta ktyejë këtë akt.
Kodheli: Jeni kujtuar vonë, kanë kaluar 25 vjet për të bërë këtë propozim i cili vjen si shkak i një ligji VKM, komisioni të ngritur mbi këtë ligj dhe VKM lidhur me këtë listë famëkeqe të veteranëve të kategorisë A. ne e kemi filluar punën për të dalë nga ky qorrsokak ku na keni futur. jo vetëm për tërheqjen e atyre medaljeve të dhënë padrejtësisht për shkak të vendimeve të marra 20 vjet ë parë por do ta vazhdojmë këtë gjë se nuk mund të kemi mbi kurriz një faj të një natyre që nuk na takon. këtë e bëjmë edhe përmes ndjesës. Ndjesë që duhet ta kishin kërkuar vite më parë
Topalli nga vendi: Ore ca ndjese hiq dekoratën. ore kjo nuk di as ca është ndjesa.
Berisha ndërhyn nga vendi: S'e ka bërë ajo e ka bërë Edi Rama
Kodheli: Ne e kemi filluyar punën
Meta: Hartojeni këtë projektrezolutë, ta paraqesni, kemi seancë ditën e hënë dhe kuvendi mund të shprehet

Ora 11:22 Paloka: 5 minuta pushim për mbledhje të grupit
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka pasi mbajti një fjalim në podiumin e protestës ngritur para parlementit, nga salla e Kuvendit kërkoi ndërprerjen e seancës me 5 minuta pushim për të zhvilluar mbledhje të grupit të PD.
 
Meta: Bëjmë 5 minuta pushim dhe pastaj vazhdojmë seancën
 
Ora 11:18 Berisha: Të hiqen dekoratat me rezolutë nga Kuvendi
Ish kryeministri Sali Berisha kërkoi ngritjen e një grupi për të hartuar një rezolutë përmes së cilës të hiqen të gjitha dekoratat që i dhanë dhënë personave që kanë bërë genoncid.
 
"Të krijohet një grup të hartojmë rezolutën ku të imponohet me vullnetin e parlamentit heqja e menjëhershme e dekoratave të të gjithë atyre që kanë kryer krime dhe genocid ndaj popullit shqiptar", tha Berisha.

Ora 11:17 Kryeministri Rama lë Kuvendin
Gazetaret e Shqiptarja.com nga terreni raportojne se kryeministri Edi Rama eshte larguar nga Kuvendi permes deres se pasme. Nderkohe PD vijonte protesten jashte godines se Kuvendit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska